Intervista me drejtorin e ATSH-së, z.Gëzim Podgorica

2017-05-12 19:41:30 CRI Komenti juaj Printoni

Gazetari---Ju ndodheni në Pekin për të nënshkruar një marrëveshje me Radion e Jashtme të Kinës për shkëmbimin e informacionit dhe kjo është marrëveshja e parë që ju nënshkruani me një media kineze.

Së pari, çfarë përmban kjo marrëveshje?

G.P- Është shumë i rëndësishëm ky bashkëpunim që vendosim sot. Ky është një bashkëpunim institucional për vetë faktin se ne kemi bashkëpunuar me Radion e Jashtme të Kinës, është një bashkëpunim që ka filluar në vitin 2014, kur një delegacion i Radios së Jashtme të Kinës erdhi në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Në atë kohë gjetëm të gjithë mirëkuptimin e nevojshëm që ne të shkëmbenim informacione edhe video të fushës me qëllim që të mbulonim realitetet përkatëse. Sigurisht që kjo marrëveshje ka një dimension shumë të rëndësishëm sepse e para ne u ofrojmë publikut dhe medieve kineze një informacion të përditësuar dhe profesional dhe që vjen në kohë në realitetin mediatik të Kinës dhe po kështu marrim nga Radio e Jashtme e Kinës informacione dhe materiale të tjera shumë të rendësishme, të gjitha janë një referencë serioze për agjencinë tonë. Duke pasur parasysh faktin që ne kemi shumë marrëveshje me shumë agjenci të mëdha që shkojnë deri në Korenë e Jugut, por edhe më larg, tregon që Agjencia Telegrafike Shqiptare ka zhvilluar dimensionine e vet të komunikimit dhe të dërgimit të informacionit. Marrëveshja e re që do të nënshkruajmë pas pak dhe që institucionalizohet është shumë e rëndësishme dhe tregon që ATSH-ja si media e vetme publike zyrtare në Shqipëri me një seriozitet në trajtimin e vet mediatik me përvojë të gjatë pasi ATSH-ja ka një moshë mbi 100-vjeçare, pra është media më e vjetër në vend gjen tashmë dhe një pikë orientimi shumë të rëndësishme siç është CRI. Ne mendojmë se bashkëpunimi me CRI-në do ta ridimensionojë punën tonë, por besoj se do të jetë dhe një mundësi shumë e mirë komunikimi edhe për CRI-në. Ne do të vendosim edhe logon e CRI-së në faqen tonë për t'i mundësuar publikut shqiptar që në çdo kohë të marri informacione të drejtpërdrejta nga CRI-ja. Të njëjten gjë do të bëjë edhe CRI-ja, pra do të ketë logon tonë në faqen e vet dhe publiku kinez do të informohet nëpërmjet ATSh-së, si një prej burimeve.

Gazetari---Vitet e fundit kemi një shtim të marrëdhënënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, realizimin e vizitave të nivelit të lartë, si mendoni se duhet puuar më shumë të paktën nga ana e medias për ta prezantuar më mirë Kinën në Shqipëri?

G.P—Komunikimit shumë të mirë politik të dy vendeve i nevojitet dhe një pasurim mediatik më i ridimensionuar dhe që ka nevojë për një këndvështrim ndryshe. Kina është një realitet i madh politik, ekonomik, historik, në fushën e traditave dhe të gjitha këto besoj se janë shumë të nevojshme të njihen nga publiku shqiptar. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën ne e dimë që kanë pasur dhe luhatje dhe kurbën e tyre të ngritjes ose të uljes, por tani ato njohin një zhvillim shumë pozitiv dhe kjo frymë shumë e mirë ka nevojë për një trafik pozitiv të influencës së medias. Ne si agjencia telegrafike këtë do të shohim me prioritet.

Gazetari---Ardhja juaj në Pekin përkon edhe me zhvillimin e Forumit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të "Një brez, një rrugë", një nismë e Kinës në të cilën është përfshirë edhe Shqipëria, si do të pasqyrohet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ky forum kaq i madh ndërkombëtar që ka në vetvete pjesëmarrjen e liderëve më të mëdhenj të botës?

G.P.—Forumi që zhvillohet më 14 dhe 15 maj është me të vërtetë i një dimensioni shumë të madh dhe shumë i rëndësishëm dhe që normalisht ATSH-ja do të ketë një vëmendje të shtuar në këtë drejtim, jo thjesht prania ime, por edhe një numri gazetarësh tregon që vëmendja e shtypit shqiptar është e përqendruar dhe këtu dhe besoj që jo vetëm ATSH-ja por edhe të gjitha mediet shqiptare do ta pasqyrojnë një gjë të tillë.

Gjatë këtyre ditëve ne kemi dhënë informacione për këtë forum, do të kemi një intervistë të plotë të një sinologu të shquar siç është Iljaz Spahiu që është përgatitur dhe do të transmetohet në faqen e webit tonë si dhe do të pasqyrohet në thellësi dhe në një dimension krejt tjetër e gjithë veprimtaria e këtij forumi që ka një përmasë shumë të veçantë dhe ka një rëndësi specifike.Ky forum është një sensibilitet ekonomik dhe politik që i kalon kufijtë gjeografikë. Është një realitet që prek gjithë globin dhe këtë mund ta shohim edhe me pjesëmarjen e liderëve nga të gjtiha vendet edhe nga Amerika Latine edhe nga vende të tjera që në pamje të parë duken sikur nuk janë të përfshira direkt në këtë projekt, por faktikisht ky është një projekt me rrezatim shumë të gjerë. Pikërisht ky lloj rrezatimi ka nevojë që edhe në Shqipëri të njihet me detaje.

Mrekulli