ShBA-ja shpreh zhgënjim për ndërprerjen e komunikimit mes dy Koreve

2020-06-10 12:13:34 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA-ja ka shprehur zhgënjim lidhur me vendimin e Koresë së Veriut për të ndërprerë linjat e komunikimit ndërkoreane.

Megjithatë, Uashingtoni thotë që do të ruajë bashkërendimin e ngushtë me Seulin për të vendosur kontakte me Phenianin.

Koreja e Veriut e shpalli këtë vendim të martën, si protestë ndaj Koresë së Jugut, që nuk arriti të ndalojë shpërndarjen e fletushkave kundër Phenianit në kufi.

Seuli e ka nxitur Phenianin të ruajë komunikimin dhe deklaroi që do të veprojë sipas marrëveshjes mes dy Koreve e do të përpiqet për paqen dhe lulëzimin në gadishull.

Mrekulli
Lajmet Kryesore