Margaret Chan: Lufta në mënyrë shkencore kundër COVID-19 kërkon kohë

2020-05-25 12:07:52 CRI Komenti juaj Printoni

Në orën 9 të mëngjesit të së dielës nisi në Pekin seanca e dytë plenare e sesionit të tretë të legjislaturës së 13-të të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez. Znj. Margaret Chan, anëtare e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe ish-drejtore e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shprehu pikëpamjet e saj për bashkëpunimin global kundër sëmundjes.

Ajo tha se COVID-19 është shumë më ngjitës se gripi dhe ka më shumë të ngjarë të përhapet në mjedise të mbushura me njerëz. Vdekshmëria prej kësaj sëmundjeje është 10 herë më e madhe se e gripit H1N1. Tani ende nuk njihet shumë mirë koronavirusi i ri dhe ilaçet e vaksinat për të janë në fazën e studimit. Lufta në mënyrë shkencore kundër COVID-19 kërkon kohë dhe çdo minimizim i pasojave negative të kësaj sëmundjeje do të ketë pasoja të pakthyeshme dhe katastrofike, theksoi znj. Chan. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore