Video - Fokus në laboratorin ushtarak të ShBA-së, Fort Detrick

2020-05-17 23:28:16 CRI Komenti juaj Printoni

Me shpërthimin e koronavirusit në botë, njerëzimi ka nisur të kuptojë potencialin e madh shkatërrues të patogjeneve (viruseve baktereve etj) për shëndetin publik. Pandemia ka bërë që njerëzit të jenë më të vetëdijshëm ndaj eksperimenteve biologjike. Kjo është arsyeja pse ditët e fundit, një laborator ushtarak i ShBA-së, Fort Detrick në Maryland, u bë temë e nxehtë diskutimi.

Në korrikun e vitit 2019, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e ShBA-së i kërkoi këtij laboratori të ndërpresë kërkimet për patogjenët. Qendra zbuloi 6 shkelje të rregullave në këtë laborator, përfshirë rrjedhje të ujërave të ndotura nga keqfunksionimi i sistemeve të pastrimit. Por, Qendra refuzoi të zbulonte më shumë hollësi për shkak të "sigurisë kombëtare". Sipas njoftimeve mediatike, në këtë institut studimi kanë ndodhur disa herë aksidente sigurie, përfshi daljen e disa viruseve vdekjeprurëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore