Kina do të zgjerojë mbulimin me 5G në qytetet e nivelit të prefekturës sivjet

2020-05-21 10:11:54 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po bën të gjitha përpjekjet për të ndërtuar rrjetin 5G dhe të forcuar komercializimin e shërbimeve përkatëse.

Në mbarë vendin tani ka mbi 200 000 stacione bazë të rrjetit 5G.

Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit njoftoi se numri do të rritet në 800 000 deri në fund të këtij viti.

Wen Ku, zyrtar në këtë ministri, tha se teknologjia 5G ka nxitur zhvillimin e ekonomisë digjitale të Kinës, pasi integron teknologji të reja, si inteligjenca artificiale, realiteti i përforcuar dhe realiteti virtual:

"Teknologjia 5G, si një forcë e rëndësishme shtytëse e ekonomisë digjitale, luan një rol të rëndësishëm në stabilizimin e investimeve, promovimin e konsumit dhe rritjen e nivelit industrial. Në fazën e ardhshme ne do të vazhdojmë ndërtimin e rrjetit 5G, do të përmirësojmë mjedisin për inovacionin dhe do t'i ofrojmë gjallëri zhvillimit ekonomik."

Tani Kina ka të paktën 50 milionë përdorues aktivë të shërbimit 5G. Po planifikohet gjithashtu që rrjetet 5G të mbulojnë të gjitha qytetet e nivelit të prefekturës në mbarë vendin brenda këtij viti.

Wen Ku tha se Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit do t'ia lehtësojë publikut mundësinë e përdorimit të shërbimeve 5G:

"Ne do të përqendrohemi në inovacion dhe do të çlirojmë energjinë e konsumit në treg. Do të mbështesim kompanitë e telefonisë celulare për të forcuar aftësitë e tyre të inovacionit dhe do t'u ofrojmë konsumatorëve më shumë lloje të telefonave celularë 5G. Po ashtu do të nxitim operatorët e telekomit të ulin gradualisht tarifat për paketat 5G."

Kina u ka dhënë zyrtarisht licenca për përdorimin komercial të 5G-së tre operatorëve kryesorë të vendit në qershor të vitit të kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore