"Disney" do të rihapë "Disneyland"-in në Shangai më 11 maj

2020-05-06 11:10:31 CRI Komenti juaj Printoni

"Disney" ka njoftuar se do ta rihapë parkun e vet në Shangai të hënën e ardhshme, duke zbatuar procedurat e sigurisë dhe shëndetit, të tilla si distancimi social, mbajtja e maskave dhe rezervimi paraprak për hyrje.

"Disney" vlerëson se ndikimi i COVID-19 në të ardhurat operacionale në parqet e tij, përvojat dhe produktet është afërsisht një miliard dollarë. Humbja e të ardhurave kryesisht ka ardhur nga mbyllja e parqeve. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore