Vdes drejtuesi i programit "Inside the Actors Studio"

2020-03-03 11:42:41 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtuesi i programit "Inside the Actors Studio" James Lipton ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Gruaja e tij tha se Lipton vdiq nga kanceri i fshikëzës në shtëpinë e tij në Nju-Jork.

Lipton intervistoi qindra aktorë dhe yje të "Hollivudit" për afro 25 vjet në programin e Bravo-s "Inside the Actors Studio."

Ai e filloi këtë shfaqje në vitin 1994, e cila edhe u përdor si një kurs mësimor për studentët e tij në "Actors Studio", ku ai ishte dekan.

I ftuari i parë i tij ishte Paul Newman, dhe të tjerë përfshijnë Meryl Streep, Robert De Niro dhe Steven Spielberg.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore