2017-09-05 10:42:46 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 4 shtator, me ftesën e Radios së Jashtme të Kinës, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë z. Maxhun Peka vizitoi Muzeun e Birrës së Harbinit në distriktin Pingfang të qytetit Harbin. Pasi shijoi këtë birrë, ai e quajti atë të freskët dhe me cilësi tepër të lartë.
Birra e Harbinit nisi të prodhohet në vitin 1900 dhe është birra më e vjetër kineze si dhe birra e nëntë më e shitur në botë. Qyteti Harbin është një qytet ku ndërthuret dukshëm kultura e lindjes me atë të perëndimit. Kjo shihet tek stili arkitekturor rus dhe europian si dhe tek kulinaria.
Birra Harbin ishte pije e zgjedhur në Kampionatin Botëror të Futbollit që u mbajt në vitin 2010 në Afrikën e Jugut.