2017-09-04 10:40:05 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një delegacion i të ftuarve të Radios së Jashtme të Kinës (CRI) vizitoi të dielën qendrën mjekësore të distrikit Daoli të qytetit Harbin të Kinës Verilindore. Një ndër të ftuarit e nderit, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë, z. Maxhun Peka provoi shërbimet e masazhit të ofruara nga qendra mjekësore.
Sipas tij, kjo ishte një përvojë e mirë dhe vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik dhe nxitjen e mëtejshme të reformave mjekësore në Kinë. Ish ambasadori Peka shtoi se shërbimet në distriktin Daoli, një metodë me efektivitet të lartë dhe kosto të ulët, mund të përhapen në mbarë Kinën.
Qendra të tilla mjekësore janë krijuar në distriktet e mëdha të Harbinit, me synim përsosjen e sistemit të shërbimeve mjekësore nëpërmjet mjekëve të familjes. Të pajisur me karta identiteti, banorët e çdo distrikti mund të gëzojnë kontrollet bazë shëndetësore si ato për tensionin e gjakut, gjendjen psikologjike etj, pasi kanë rezervuar vizitën te mjeku dhe më pas ata regjistrohen për vizita te mjekët specialistë në spitalet e qytetit për këshilla të mëtejshme.
(Zhang Yan/ Eda Merepeza)