Iljaz Spahiu, fituesi i Çmimit për kontribut të posaçëm në botime

2017-08-24 11:35:50 CRI Komenti juaj Printoni

 

U shpallën të martën në Pekin Çmimet për kontribut të posaçë në botimet e letërisisë kineze. Ndër fituesit e çmimit të këtij viti ishte sinologu e përkthyesi shqiptar Iljaz Spahiu, përkthyesi britanik Paul White, përkthyesi bullgar Petko Hinov.

Iljaz Spahiu është kryetari i Shoqatës Kulturore Alb-China, njëherësh përkthyes nga kinezishtja në shqip i librave "Klani i Sorgumit të Kuq", "15 kurset për historinë kineze" "Bretkoca" etj, të vlerësuara nga studjuesit dhe qarqe të tjera në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Iljaz Spahiu u shpreh se "Në krahasim me mallrat e tjera, librat mund të trashëgohen brez pas brezi për të zbukuruar botën shqirtërore të njerëzve. Veprat e përkthyera janë ura që lidhin qytetërimet e dhe një trashëgimi e çmuar, e pazëvendësueshme për zvogëlimin e dallimeve kulturore, shtimin e njohjes mes popujve të ndryshëm dhe për të mësuar nga njëri-tjeri. Unë e konsideroj çmimin e kontributit të posaçëm për botimet kineze si një inkurajim dhe një përgjegjësi. Si sinolog dhe kryetar i Shoqatës Kulturore Alb-China, do të bëj të gjitha përpjekjet për të përkthyer më shumë vepra, për ti njohur lexuesit shqiptarë me qytetërimin kinez që është një nga 4 qytetërimet kryesore të botës."

Çmimi për kontribut të posaçëm për botimet u krijua në vitin 2005 dhe u është dhënë një sërë shkrimtarëve, përkthyesve e botuesve të huaj për njohjen e përhapjen jashtë vendit të kulturës e botimeve kineze.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore