2017-09-08 10:22:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Delegacion i të ftuarve nga Radio e Jashtme e Kinës, i përbërë nga personalitete të qarqeve të ndryshme nga 10 vende të botës, vizitoi të enjten grupin Startimes, në Pekin. Ish-ambasadori shqiptar në Kinë, z. Maxhun Peka mësoi se Startimes ka hapur dhjetëra degë në më shumë se 30 vende të Afrikës, në fushën e televizionit dixhital. "Ju ftoj për bashkëpunim mediak në Shqipëri", u tha ish- ambasadori Peka përfaqësuesve të Startimes, kompanisë kineze, që ka zgjeruar biznesin radio-televiziv në shumë vende të botës.
Grupi Startimes është ofruesi i fuqishëm i sistemeve të integruara, mbështetjes teknologjike, shërbimeve të internetit dhe programeve radio-televizive. Ndër 5600 punonjësit e kompanisë, 80% janë të huaj.
(Zhang Yan/ Eda Merepeza)