Të ftuarit e CRI-së vizitojnë distriktin Tonghe

2017-09-06 09:58:30 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditën e fundit të turneut në Kinën Verilindore, delegacioni i të ftuarve të Radios së Jashtme të Kinës(CRI) vizitoi të martën distriktin Tonghe të provincës Heilongjiang. Gjatë aktivitetit, anëtarët e delegacionit, duke përfshirë ish-ambasadorin shqiptar në Kinë, z. Maxhun Peka shijuan gatimin karakteristik të zonës me oriz, të prodhuar këtu.

Z. Peka u shpreh në një intervistë se gjatë misionit të tij si ambasador shqiptar në Vietnam, shpesh hante oriz, një zakon që e ruajti edhe pas kthimit në Shqipëri. Ai shtoi se orizi që provoi në distriktin Tonghe ishte ndër më cilësorët.

Distrikti Tonghe njihet si "vatra e orizit cilësor". Me një pozicion të favorshëm gjeografik në "brezin e artë të produkteve cilësore në gjerësinë veriore 45 gradë", orizi këtu rritet në një terren me thellësi 80 centimetra, të pasur me elemente ushqyese.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore