2017-08-03 19:35:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Vitet e fundit me zbatimin e nismës "Një Brez, Një Rrugë" dhe mekanizmin e bashkëpunimit mes Kins dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore "16+1", shkëmbimet kino-shqiptare në fushat politike, eknomike, tregtare dhe kulturore kanë patur një prirje rritjeje.
Ministria Gjermeni u shpreh se Shqipëria mirëet investimet e kompanive kineze. Ajo vuri në dukje se: "asnjë investitor nuk do të vinte nëqoftëse nëse nuk do të ekzistonte një plan i hartuar për një zonë specifike, të dijë ku do të ndërtohet, prandaj ne kemi hartuar planet e ndërtimit për çdo qytet, me qëllim lehtësimin e investimeve, zhvillimin e studimeve për zonën, që preferojnë ata. Kjo është një garanci për investitorët"
Për zhvillimin urban, ministrja Gjermeni u shpreh se urbanizimi i Kinës ka shënuar suksese të mëdha, ndaj Shqipëria mund të mësojë nga eksperienca e Kinës në infrastrukturë, hapësirat publike, ndriçim, gjelbërimin urban, strehim etj. Ajo shtoi se në të ardhmen Shqipëria do të zhvillohet me ritme të shpejta, por duke ruajtur tokën bujqësore, siç ka bërë Kina, sepse bujqësia përbën një nga të ardhurat kryesore të vendit. Urbanizimi i Shqipërisë jo vetëm do të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, por do të respektohet mjedisi, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë për sot dhe për brezat që vijnë.
Lidhur me nismën "Një Brez, Një Rrugë", ministrja Gjermeni tha se nëpërmjet saj Kina ka krijuar lidhje të ngushta me shumë vende, përshirë Shqipërinë. Bazuar në miqësinë historike shqiptaro-kineze dhe bashkëpunimin prej një kohe të gjatë, pala shqiptare dëshiron që plani i investimeve i miratuar nga të dyja palët të realizohet sa më shpejt dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga Kina, si një vend i madh me përvojë zhvillimi dhe fuqi investimi.