2017-09-03 10:51:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një grup personalitetesh dhe ish-ambasadorësh që kanë shërbyer në Kinë po zhvillojnë një vizitë në Kinën Verilindore, të organizuar nga CRIonline. Në këtë vizitë merr pjesë nga Shqipëria, ish-ambasadori në Kinë, Maxhun Peka. Duke vizituar Bulevardin Qendror të Harbinit, kryeqendrës së provincës, zoti Peka bisedoi me televizionin vendor. Ai vlerësoi zhvillimin ekonomik të qytetit dhe nënvizoi numrin e lartë të turistëve.
Bulevardi Qendror i Harbinit është një rrugë e famshme e këmbësorëve, e cila bashkon katër stile arkitekturore, përfshirë atë të rilindjes dhe stilin barok. Ndryshe bulevardi, njihet si një galeri arti arkitekturor e rrallë në Kinë.
Në Bulevardin Qendror çdo të premte dhe në fundjavë ka shfaqje muzikore që mbledhin rreth 800-900 mije vizitorë në ditë.
Z. Peka tha se këtu ka jo vetëm ndërtesa të bukura, por më e rëndësishmja është që çdo ditë ka kaq shumë turistë, çka tregon fuqinë e fortë të konsumit të Kinës dhe një bazë të fortë ekonomike. (Jiang Lei)