Ish-ambasadori Maxhun Peka në Pekin

2017-09-07 10:53:29 CRI Komenti juaj Printoni

Delegacioni i të ftuarve të Radios së Jashtme të Kinës mbërriti në ndalesën e fundit të vizitës, në Pekin. Në veprimtarinë kulturore të zhvilluar në Portën Yongding(një ndër hyrjet e murit rrethues të Pekinin të lashtësi) ish-ambasadori shqiptar në Kinë z. Maxhun Peka mbajti fjalën e rastit, si përfaqësues i personaliteteve të ftuara nga 10 vende të ndryshme të botës.

Ai tregoi se erdhi në Pekin për herë të parë në vitin 1959 dhe në vitet 60' e 70' të shekullit të kaluar kreu disa vizita në Kinë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2011 z. Peka ishte ambasador i Shqipërisë në Kinë.

"Gjatë vizitës së parë në Pekin, ndërtesat përfaqësuese ishin Pallati i Popullit dhe Stacioni i Trenave i Pekinit. Por tani këtu ka vepra të panumërta arkitekturore. Në të kaluarën, jashtë rrugës Guanghua, ku ndodhej ambasada ishte periferia e qytetit, ndërsa sot qendra e qytetit është zgjeruar deri në unazën e gjashtë rrugore", tha z. Peka.

Ai uroi që Pekini dhe mbarë Kina të realizojnë arritje edhe më të mëdha nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës.

Pas ceremonisë, delegacioni vizitoi disa pika turistike të Pekinit. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore