2017-09-02 10:27:20 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë Maxhun Peka mori pjesë të premten në Ekspozitën e 11-të të Azisë Verilindore.
Në këtë ekspozitë, Z. Peka ka provuar ushqime tradicionale të Kinës Verilindore dhe verën e kuqe të prodhuar në Tonghua të provincës Jilin. Ai e vlerësoi cilësinë e verës nga Tonghua, ndërsa tha se shija e saj mund të krahasohet me verën franceze dhe spanjolle.
Tonghua është vatra e verës në Kinë. Vera nga Tonghua është përdorur edhe gjatë pritjes shtetërore në ceremoninë e themelimit të Kinës së Re. (Jiang Lei)