
-
E-commerce në Shqipëri, problem informaliteti
Tregtia online, e njohur si E-commerce është një koncept i ri në Shqipëri, por zhvillimi internetit dhe situata e Covidit e kanë përshpejtuar ritmin e rritjes së kësaj industrie shumë herë më tepër. Vitet e fundit tregtia online po merr një zhvillim të jashtëzakonshëm në realitetin shqiptar. Si po ecën ky trend i ri në Shqipëri? Në një intervistë për mediat Artan Gjergji, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online tha se pas pandemisë Covid 19 kjo formë tregtie ka vijuar trendin rritës.
-
“Tesla” do të ndërtojë megafabrikën e ruajtjes së energjisë në Shangai
Prodhuesi amerikan i makinave “Tesla Inc.” njoftoi të dielën se do të ndërtojë një megafabrikë të re në Shangai, e cila do t'i kushtohet prodhimit të produktit të kompanisë për ruajtjen e energjisë “Megapack”, shkruan “Xinhua”.Fabrika e re është planifikuar të hapet në tremujorin e tretë të vitit dhe të fillojë prodhimin në tremujorin e dytë të 2024, tha Tesla në një ceremoni nënshkrimi të projektit
-
Bursat evropiane rriten pas lajmeve për forcimin e ekonomisë kineze
Bursat kryesore të Evropës u hapën më lart të martën, pas lajmeve se ekonomia e Kinës tejkaloi pritshmëritë në tremujorin e parë të këtij viti, bën të ditur “Xinhua”.Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës (NBS) njoftoi të martën se ekonomia e vendit u rrit me 4.5 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë të vitit. Krahasuar me tre muajt e fundit të 2022-shit, ekonomia u rrit me 2.2
-
Sfidat e shërbimeve publike digjitale
Digjitalizimi i shërbimeve publike dhe ofrimi i tyre online për qytetarin është një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, që ka lehtësuar qytetarët nga kostot financiare, nga barra e radhëve dhe nga humbja e kohës me procedurat burokratike.
-
Ngrirja e përkohshme e pagesave të TVSH-së, ndihmë për eksportet shqiptare
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi planin e masave në mbështetje të kompanive eksportuese, në kushtet e emergjencës së pasojave nga zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm valutor.Qeveria shqiptare do të përgatisë një Akt Normativ të posaçëm, i cili përmban masa konkrete për kompanitë eksportuese. Ministria e Financave do të ngrijë për eksportuesit pagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën e mbetur të vitit 2023, ose shtatë muaj. Kështu, eksportuesve do t’u hiqet një barrë jo e vogël. Për t’i ndihmuar edhe më shumë, qeveria angazhohet t’ua rimbursojë, pra t’ua kthejë mbrapsht Tatimin mbi Vlerën e Shtuar brenda 3 ditëve dhe jo 30 ditëve, sa e ka afatin ligjor rimbursimi, në mënyrë që t’i kenë në dispozicion këto fonde sa më shpejt.
-
Dëmi nga rënia e euros tek eksportuesit, qeveria merr masa
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë dy masa afatshkurtra për zgjidhjen e problematikës te bizneset eksportuese, të dëmtuara nga rënia e euros. Kreu i këtij dikasteri Delina Ibrahimaj tha se është vendosur që për dhënien e një zgjidhje afatshkurtër, të rritet likuiditeti te këto biznese nëpërmjet ngurtësimit të pagesave të tatimfitimit. Gjithashtu sipas saj do të marren masa që rimbursimi i TVSH-së të merret nga eksportuesit nëpërmjet administratës tatimore, nga afati kohor prej 30 ditësh, do të përfitohet brenda 3 ditësh pas paraqitjes së kërkesës. Florian Zeka, anëtar i Shoqatës Pro Export tha për mediat se dëmi tek këto kategori biznesesh është i lartë.
-
INSTAT: Shporta ushqimore më e shtrenjtë, eksportet ulen 20% në prill
Sipas metodologjisë së Eurostat për inflacionin, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2023 në Shqipëri ishte 5%. Ky rezultat ishte më i lartë se matjet kombëtare, ku inflacioni në prill sipas INSTAT ishte 4.6%. Prej muajit janar të këtij viti edhe inflacioni sipas metodës se Eurostat ka vijuar të jetë në ulje, por ulja ka qenë më pak e ndjeshme se sa inflacioni i matur sipas INSTAT. Pavarësisht metodologjisë së përdorur, rritja më e madhe e çmimeve vërehet tek shporta e ushqimeve. Në muajin prill rritja më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,4%, ndërkohë që kjo rritje në prillin e vitit të shkuar ishte 10%.
-
Ekonomitë të përfitojnë nga lidhjet energjetike
Kina është tani tregu më i madh në botë për energjinë e pastër dhe është bërë gjithashtu prodhuesi më i madh i pajisjeve të reja të energjisë, sipas Administratës Kombëtare të Energjisë. Vendi kontribuoi me mbi 70 për qind të kapacitetit global fotovoltaik dhe 60 për qind të kapacitetit të energjisë së erës, duke ulur efektivisht koston e energjisë së rinovueshme në mbarë botën dhe duke përshpejtuar transformimin e gjelbër për industrinë globale të energjisë.
-
Reforma e thellë e sistemit të pagave shtetërore në Shqipëri
Projektligji për rritjen e pagave për administratën shtetërore, i kthyer në ligj me votimin e deputetëve të Kuvendit në seancë plenare synon një reformë të plotë dhe të thellë të pagave, duke enisur nga hierarkia shtetërore e pagave, e deri kompetencat në fushën e pagave apo trajtimet, si dhe përfitimet e tjera financiare të të punësuarve në administratën shtetërore. Qeveria ka marrë përsipër brenda një viti, deri në korrik 2024, një shtim deri pak vite më parë të pamenduar në këto nivele të larta, duke e çuar pagën mesatare të nëpunësit publik (kemi mbi 131 mijë të tillë) në nivelin e 900 eurove, në harkun e një viti.
-
Zhvillimi i ekonomisë në mënyrë inteligjente
Zhvillimet e vrullshme teknologjike të sotme që ka sjellë revolucioni i katërt industrial kudo në botë, me sfidat e njohura dhe të panjohura që sjell robotizimi dhe inteligjenca artificiale, e bëjnë të domosdoshme një zgjedhje inteligjente të qeverisjes publike të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.
-
Pse u ul ndjeshëm inflacioni në mars?
Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) bëri të ditur se inflacioni për muajin mars 2023 ishte 5,3 përqind. Treguesi i mesatares së çmimeve të konsumit në Shqipëri ka rënë ndjeshëm nga 7.1% që ishte në shkurt 2023 dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin për inflacionin, që nga viti 1998.
-
Monitorimi elektronik për konsumin e energjisë elektrike
U miratua këto ditë nga qeveria shqiptare vendimi për ngritjen e platformës elektronike të monitorimit dhe verifikimit të konsumit të energjisë elektrike. Sipas zëvendëskryeministres, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku bëri të ditur se kjo platformë do të jetë në funksion të Agjencisë për Eficiencën e Energjisë Elektrike
-
Zona e zhvillimit ekonomik “TEDA” synon të krijojë 5-7 mijë vende pune
Në vitin 2024 në periferi të kryeqytetit shqiptar, në Kashar do të nisë funksionimi i Zonës së zhvillimit ekonomik, e quajtur TEDA. Projekti i saj u prezantua këto ditë nga Bashkia e Tiranës. Synimi i kësaj zone është thithja e investimeve të huaja direkte. Më gjerësisht për këtë ka folur për mediat Genci Kojdheli, Drejtor i përgjithshëm për Projekte Strategjike dhe Zhvillim Ekonomik në Bashkinë e