Rritje e ndjeshme e ekonomisë kineze në tremujorin e parë 2023
2023-04-25 16:35:11

Në deklaratën e saj Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës  njoftoi se në periudhën janar-mars 2023, në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës ka realizuar një rritje të GDP-së, me 4.5 perqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Arsyet e kësaj rritjeje të ndjeshme të ekonomisë kineze janë të shumta. Kërkesat e prodhimit në Kinë janë duke u mëkëmbur, çmimi i mallrave është në nivel të qëndrueshëm dhe të ardhurat e qytetarëve në rritje të vazhdueshme.

CFP

CFP

Për shkak të këtyre zhvillimeve, perspektiva e rritjes së ekonomisë së Kinës për këtë vit dhe në vitet në vijim, është përmirësuar në mënyrë të dukshme

Rritje e ndjeshme e ekonomisë kineze në tremujorin e parë 2023

Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës njoftoi se në periudhen janar-mars 2023, në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës ka realizuar një rritje të GDP-së, prodhimit kombëtar, me 4.5 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Konsumi i qytetarëve kinezë ka dhënë kontributin kryesor në këtë rritje ekonomike, me 66.6 përqind të saj, ose dy të tretat. Shpenzimet e forta konsumatore në Kinë dhe një sufiçit i papritur i madh tregtar, përmirësuan në shtim, parashikimet e ekonomisteve te FMN dhe BB për rritjen vjetore ekonomike të Kinës  për vitin 2023. Të dhënat kanë suprizuar ekonomistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilët kishin parashikuar një rritje më të ngadalshme.

Studiuesit si të FMN dhe të BB presin që rritja nga viti në vit të përshpejtohet në tremujorin e dytë të këtij viti, në periudhën maj-qershor 2023.

CFP

CFP

Arsyet e kësaj rritjeje të ndjeshme të ekonomisë kineze janë të shumta. Kërkesat e prodhimit në Kinë janë duke u mëkëmbur, çmimi i mallrave është në nivel të qëndrueshëm dhe të ardhurat e qytetarëve në rritje të vazhdueshme.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, perspektiva e rritjes së ekonomisë së Kinës për këtë vit dhe në vitet në vijim, është përmirësuar në mënyrë të dukshme.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, GDP, prodhimi kombëtar i Kines shënoi vlerën 28, 499.7 miliardë juanë, ose 4.5 përqind më shumë se periudha janar-mars e vitit 2022 dhe 2.2 përqind më shumë se periudha tetor-dhjetor e vitit 2022.

Ekonomia kineze është një ekonomi që sheh fort nga tregjet e jashtme. Në tremujorin e parë, import-eksporti i mallrave te Kinës ishte 9, 887.7 miliardë juanë, ose 4.8 perqind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2022. Eksportet kineze shënuan një rritje me 8.4 përqind, duke ruajtur ritme të larta. Rritja e eksporteve përbën një arritje domethënëse, në kushtet kur ekonomia botërore po ngadalësohet këtë vit dhe gjendja e jashtme përmban faktorë të paqartë.

Kina ka një sistem industrial të plotë, kapacitete prodhuese moderne dhe një strukturë kapilare dhe shumë efektive të furnizimi të tregut, që mund të përshtatet me ndryshimet në tregun ndërkombëtar.

CFP

CFP

Një faktor tjetër i rritjes së ndjeshme të ekonomisë kineze në fillim të këtij viti, është fakti që Kina ngul këmbë në hapjen e tregut me të gjitha vendet partnere të saj në të gjithë botën. Kjo është një politikë kostante e qeverisë kineze. Në këtë mënyrë, Kina, me gjithë kufizimet nga pandemia e Covid-19 dhe nga inflacioni i lartë gjatë vitit 2022, ka zgjeruar pandërprerë hapësirën e tregtisë ndërkombëtare, duke u bazuar në partneritetet e marrëveshjeve të nënshkruara me qindra vende në botë.

Kështu, në tremujorin e parë janar-mars 2023, import-eksporti i Kinës me vendet e nismës ‘Një brez, një rrugë’ u shtua me 16.8 përqind. Kjo shifër është dyfishi i rritjes së eksporteve kineze në mbarë botën për tremujorin e parë të këtij viti. Prej këtej, kuptojmë rëndësinë e politikës së hapjes dhe të marrëveshjeve me përfitime reciproke tregtare që zbaton Kina.

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është kërkesa e rritur në tregjet botërore për produkte të teknologjive të fundit dhe të industrisë së gjelbër. Në tremujorin e parë janar-mars 2023, eksporti i automjeteve elektrike të udhëtarëve, i baterive të litiumit dhe i baterive diellore u rrit me 66.9 përqind. Një rritje të ndjeshme dhe të shpejtë ka patur edhe tregtia në platformat elektronike ndërkombetare.

Politikat e stabilizimit të tregtisë që ndjek me këmbëngulje qeveria kineze, do të sjellin një cilësi më të mirë të tregtisë së jashtme në tërë vitin 2023. Kina zbaton në mënyrë të vendosur hapjen me nivel të lartë, duke shtuar negociatat për marrëveshjet tregtare ndërkombëtare, për integrimin përmes marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare me standard të lartë.

Këto përpjekje do të sjellin në pakësimin e kostove të tregtisë ndërkombëtare dhe të paqartësive tregtare, duke u shndërruar gradualisht në faktor përcaktues të një zhvillimi tregtar me bazë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në tre muajt e parë të këtij viti, konsumi në Kinë ka pasur rritje të shpejtë, duke u shndërruar edhe ai në faktor përcaktues të rritjes së ekonomisë. Vëllimi i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit arriti afro 11.5 trilionë juanë, ose 5.8 përqind më shumë se periudha janar-mars e vitit 2022. Shitjet me pakicë regjistruan 10.6 përqind rritje nga viti në vit gjatë muajit mars 2023, ritmi më i shpejtë që nga korriku i vitit 2021. Shërbimet udhëhoqën këtë mëkëmbje, me të ardhurat në sektorin e hotelerisë, që u rritën me 13.9 perqind në janar-mars 2023, duke i dhënë hov turizmit në Kinë, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia e Covid-19.

Njësia e Inteligjencës Ekonomike të Revistës “The Economist(Ekonomisti)” u shpreh se “Ekonomia e Kinës i tejkaloi pritshmëritë tona, duke u rritur me 4.5 përqind nga viti në vit në tremujorin e parë, sipas të dhënave të publikuara nga  Zyra Kombëtare e Statistikave te Republikës Popullore të Kinës”.

CFP

CFP

Të dhënat e ecurisë së ekonomisë kineze për tremujorin e parë të këtij viti tejkaluan edhe parashikimet e grupit te ekonomistëve të agjencisë Reuters, të cilët e kishin fiksuar rritjen e kësaj ekonomie me 4 përqind.

Ndërsa mëkëmbja e ndjeshme ekonomike fiton terren, bankat e investimeve dhe organizatat ndërkombëtare kanë përmirësuar parashikimet e rritjes ekonomike të Kinës për këtë vit. Në Perspektivën e tij Ekonomike Botërore, të publikuar javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se se “Kina po rikuperohet fuqishëm, pas tërheqjes së masave anti-Covid”. Ekonomistët e FMN-se parashikojne se GDP-ja e vendit do të rritet me 5.2 perqind këtë vit dhe 5.1 perqind në vitin 2024.

Sipas ekonomistëve dhe analistëve të bankave më të mëdha botërore të investimeve, ekonomia e Kinës mund të rritet edhe më shumë se këto shifra, duke ju afruar nivelit 6 përqind për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm.

Fatos Çoçoli