TEDA Tirana(Foto nga ATSH)
TEDA Tirana, Zona e parë e Lirë Ekonomike në Shqipëri duket se po merr formën e saj përfundimtare. Përfitimet e bizneseve që do të lidhin kontrata sipas ligjit janë të shumta në drejtim të përjashtimeve tatimore. Administratori i kësaj zone Dritan Delija jep më shumë detaje për lehtësitë fiskale.
“Zona e lirë ekonomike është një koncept, i cili nuk vjen për herë të parë në Shqipëri, por është marrë nga disa vende të tjera nga rajoni dhe nga bota. Një koncept i suksesshëm për të zhvilluar ekonominë vendase të çfarë do lloj vendi në të cilat çdo lloj zone e lirë ekonomike operon. Për herë të parë Bashkia Tiranë është operatori i pare, i cili po zhvillon, shpresoj në një mënyrë të suksesshme TEDA-n e parë në Republikën e Shqipërisë. Sikurse e thotë dhe vetë fjala ajo është e lirë pa taksa, duke nisur që nga TVSH dhe shumë taksa të tjera të cilat përfaqësohen nga komplet kuadri legjislativ doganor dhe taksativ i Republikës së Shqipërisë. Pikë së pari që nga taksat e ndërtesës, janë totalisht të përjashtuara për dy vitet e para nga sistemi i pagave, pra i taksave brenda dhe për gjithë kompanitë që do marrin pjesë në TEDA. Ka shumë lehtësira fiskale të cilat do ta bëjnë shumë atraktiv TEDA Tiranë për bizneset e huaja, të cilat synojmë që t’i kemi prezent në vendin tonë, si dhe të kemi brende të mëdha me të cilat ne të krenohemi.”- u shpreh Delija.
Për disa taksa përjashtimi është përgjithmonë.
“TVSH-ja është përgjithmonë, në çdo zonë të lirë ekonomike, ndërsa taksat kapitale janë të përjashtuara për 5 vitet e para, gjithashtu dhe pagat janë të përjashtuara nga taksat për dy vitet e para. Për çdo pagë të re, dy vitet e para në vijim do të jenë të përjashtuara. Gjithashtu trajnimet dhe faza kërkimore dhe shkencore që çdo kompani mund të dojë ta zhvillojë aty brenda, është e përjashtuar nga taksat përgjithmonë.”
Faza e parë e punimeve ka përfunduar.
“Bashkia Tiranë, TEDA Tiranën e ka ndarë në dy faza, faza e parë tashmë ka mbaruar me rrugën e ndërtmjete. Duhet pasur parasysh që TEDA Tiranë ka një sipërfaqe prej 350 hektarësh e cila është një sipërfaqe relativisht e madhe dhe është e plotë, në të njëjtën sipërfaqe. Bashkia deri tani ka bërë rrugët e ndërmjetme, ka mundësuar lidhjen me ujë dhe me drita të ambientit dhe është duke u përgatitur të përfundojë fillimi i punimeve të fazës së dytë, e cila do të thotë rrethimi i këtij ambienti prej 350 hektarësh me sipërfaqe, sistemet e sigurisë që kërkon një zonë e lirë ekonomike, zonë doganore në këtë rast dhe ndërtesat e administratës si dhe gjithë adminsitratës tonë si bashki dhe administratave të tjera që do përfshihen në TEDA.’- tha Delija për Klan Plus.
Dritan Delija (Foto nga Klan NEws)
Administratori shpjegon mënyrën se si do të funksionojë “TEDA”.
“Kompanitë nga jashtë kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me shoqërinë që është krijuar për të menaxhuar TEDA Tiranën, në këtë rast kompania është përfaqësuar nga unë si administrator, me ortak të vetëm Bashkinë Tiranë. Gjithsesi në bazë të ligjit, çdo lloj kontrate që do ta lidhim me operatorët e huaj do na duhet që të marrim një certifikim nga Ministria e Ekonomisë në këtë rast dhe nga doganat e Shqipërisë.”- u shpreh Delija.
Interesimi nga jashtë ka nisur.
“U bënë disa muaj tashmë që kemi ndërmarrë një fushatë informimi në disa drejtime. Duke nisur që nga diplomacia ekonomike nëpërmjet ambasadave jashtë vendit, si dhe ambasadave që janë prezentë në Shqipëri, gjithashtu dhe nëpërmjet dhomave ekonomike dhe tregtare që ndodhen në Shqipëri, por edhe me kanalet e tjera diplomatike që ne kemi në dispozicion”
Kompanitë me përparësi janë në disa fusha.
“Sektorët janë kryesisht në fushën e teknologjisë dhe automotive të cilat janë te krijuar, shtet janë të ndryshme. kemi kërkesa që nga Izraeli, duke nisur edhe nga disa vende evropiane të cilat edhe mund të përmend Italinë që kemi disa kërkesa dhe disa pika kontakti që jemi duke zhvilluar bisedime me ata që do të duan që të përfaqësohen në TEDA me kompanitë e tyre në fushën e mobilitetit elektrik.”
Punimet për TEDA (Foto nga Facebook)
Përfaqësues të kompanive të huaja kanë bërë edhe studime në terren për nevojat që ka tregu shqiptar.
“Patjetër, deri më tani sipas bisedimeve që kemi dua të përmend AIDA-n të cilën e kemi patur mbështetëse në gjithë ndërmarrjen tone dhe kemi bërë disa kërkime në tregun shqiptar dhe pozicioni ku ndodhet TEDA. TEDA Tirana është shumë e favorshme dhe e pëlqyeshme për këto kompani që kanë ardhur dhe duan që të krijojnë kontakte me ne.”
Cilat kompani mund të marrin pjesë dhe cilat mund të përjashtohen?
“Neve në bazë të licencimit që kemi marrë nga Ministria e Ekonomisë dhe Këshilli i Ministrave kemi disa fusha të cilat mund të përshihen në TEDA. Fushat kryesore janë teknologjia, teknologjia e informacionit, fusha e automotivëve dhe e farmaceutikës në procesin teknologjik të saj. Këto janë fushat kryesore që çdokush mund të vijë, ndonjë kompani e huaj mund të vijë dhe të hyjë në TEDA Tiranë.”
Projekti i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike në vitin 2020 dhe tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave, parashikon se periudha e funksionimit të “Zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” (TEDA të jetë 35 vjet, me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet. Ajo zë një sipërfaqe 35 hektarë dhe projekti synon tërheqjen e industrisë prodhuese të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standarde ndërkombëtare.