PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Botë virtuale, para reale
2015-06-09 17:49:38 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2012 kompania YY u listua në Bursën "Nasdaq", pasi shumë nga investitorët e saj janë të huaj. "Modelet e biznesit dhe të krijimit të të ardhurave të kësaj kompanie janë mirëpritur nga investitorët dhe, po të shohësh vlerën e aksioneve të saj në bursën 'Nasdaq', ajo ka ardhur gjithnjë duke u ngritur," vë në dukje studiuesja.

YY-ja është tashmë një platformë revolucionare e komunikimit social, ku përdoruesit marrin pjesë në kohë reale në veprimtari grupi në internet me zë, tekst dhe video. Me një kapacitet për të mundësuar mbi një milion pjesëmarrës në të njëjtën kohë, kjo platformë u lejon përdoruesve të krijojnë dhe organizojnë grupe të madhësive të ndryshme që marrin pjesë në një gamë të gjerë veprimtarish në grup në internet, si karaoke, lojëra, emisione, njohje, financa, programim etj.

Jia Ning thotë se kompani si YY përballen me të paktën katër sfida e rreziqe kryesore. Së pari, si t'i mbash të angazhuar përdoruesit. Modeli i të ardhurave të këtyre kompanive ka dy elemente të rëndësishme: numri i përdoruesve dhe sa para janë atë të gatshëm të shpenzojnë. Kështu që, në përgjithësi, sa më gjatë të qëndrojnë vizitorët në këtë platformë, aq më shumë gjasa kanë ata të blejnë këto mallra virtuale, vëren Jia Ning. Një tjetër problem, sipas saj, është infrastruktura informatike. Meqë uebsajti i YY-së ka gjithë këto programe të drejtpërdrejta dhe në çfarëdo kohe mund të ketë miliona veta që e vizitojnë uebsajtin, kjo ushtron trysni mbi infrastrukturën informatike të YY-së, prandaj kjo kompani duhet të përpiqet për të kapur ritmet e zhvillimeve më të reja teknologjike, për të siguruar cilësinë e shërbimit. Një sfidë tjetër është administrimi i përmbajtjes. Meqë emisionet janë të drejtpërdrejta dhe përmbajtja e tyre krijohet nga drejtuesi ose drejtuesja e këtyre emisioneve, është shumë e vështirë që YY-ja të kontrollojë përmbajtjen. Një sfidë e fundit është administrimi i partneritetit. Modeli i biznesit i YY-së është një model ndarjeje të ardhurash mes pronarëve të kanalit dhe drejtuesve të programeve, prandaj, teksa këta drejtues bëhen më të njohur, ata do të kërkojnë më shumë pjesë të të ardhurave. Prandaj menaxhimi i kësaj marrëdhënieje partneriteti dhe mbajtja e ulët e kostos është një problem.

Li Xihao, menaxher i Kompanisë së Kulturës "Xinghuo" të Guangzhou-t, një nga 30 drejtuesit e drejtueset e programeve të së cilës është edhe Lulu, punoi për një kompani talentesh për disa vjet, përpara se të dallonte potencialin e internetit si platformë talentesh. Ai shpjegon: "Krijimi i talenteve tradicionale ka qenë një e ashtuquajtur 'ekonomi idhujsh', kurse i talenteve të internetit është një ekonomi admiruesish. Tradicionalisht, sa më larg të qëndrojë një yll nga adhuruesit e vet, aq më i mistershëm duket ai ose ajo dhe aq më të etur janë adhuruesit e tyre për të zbuluar më shumë për ta. Por në të ashtuquajturën 'ekonomi të adhuruesve', sa më afër të jetë ylli me adhuruesit e vet, aq më shpejt do të rritet ai ose ajo."

Jashtë studiove, punonjësit e agjencisë së talenteve mbikëqyrin programet dhe reagimin e audiencës e u japin këshilla drejtuesve të këtyre programeve për stilin që duhet të krijojnë dhe idetë që mund të marrin nga shikuesit.

"Argëtimi në internet është një industri shumë e re. Shumë që janë të rinj në këtë fushë ndoshta nuk mund të mësohen menjëherë me të. Nga skena në një studio të vogël, këngëtari nuk përballet më me audiencën drejtpërdrejt, por një kompjuter, një uebkamera dhe një mikrofon të vogël. Dikur një këngëtar duhej vetëm të këndonte mirë, një komedian duhej vetëm të fliste mirë, ndërsa tani një performues në internet është ndërthurje e këngëtarit, drejtuesit të emisionit dhe regjisorit," vëren Li Xihao.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China