PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Botë virtuale, para reale
2015-06-09 17:49:38 CRI Komenti juaj Printoni

Për t'u bërë një drejtues popullor nevojitet më shumë se thjesht të hapësh uebkamerën dhe të fillosh të këndosh përpara mikrofonit. Shfaqja e Lu Lu-së ndahet në dy pjesë, nga mesdita në tre pasdite dhe nga ora gjashtë në nëntë të mbrëmjes. Ajo zakonisht zgjohet në orën 7.30 të mëngjesit për të mësuar këngë të reja dhe gazmore të ndryshme për emisionin e saj. Lu Lu shprehet se puna përgatitore që duhet të bëjë është pak a shumë si ajo në radiot studentore. "Duhet të jesh e përgatitur, sikur ta kesh skenarin të shkruar përpara. Shumë prej atyre që dëgjojnë YY-në mbledhin që më parë gazmore ose histori humoristike, sepse adhuruesit mund të mos kenë shumë gjëra për të folur. Kur ka tema të reja dhe jam e lodhur duke kënduar, u them atyre barcaleta".

Gjatë rrugës për në punë, Lulu e shfrytëzon kohën për t'iu përgjigjur adhuruesve të emisionit të saj, që i kanë lënë mesazhe në rrjetet e ndryshme shoqërore. Lulu transmeton nga një studio që i siguron falas agjencia e talenteve për të cilën punon. Agjenci të tilla talentesh trajnojnë dhe sigurojnë kontrata për artistët e internetit. Çdokush që punon në YY duhet të nënshkruajë një kontratë me këtë agjenci, që i mëson artistët e rinj edhe se si t'i përdorin pajisjet dhe të përgatisin emisionet.

Jia Ning, zv.drejtore e Qendrës së Rasteve të Biznesit të Universitetit "Qinghua", shprehet: "YY ka një model biznesi shumë interesant dhe të veçantë, që është mjaft tërheqës nga perspektiva e biznesit. Së pari, kjo kompani ka si objektiv një bazë të madhe përdoruesish. Shfaqjet dhe programet e saj zbavitëse janë një ndërthurje e 'American Idol'-it dhe biznesit të shfaqjeve në internet, që janë shumë tërheqëse për njerëzit e zakonshëm, sidomos për ata që jetojnë në fshat, të cilat kanë më pak mundësi të tjera argëtimi përveç internetit. Një tjetër arsye pse ky biznes është tërheqës, është pasi ai siguron para. Shumë kompani interneti në Kinë priren t'ia ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre përdoruesit falas, dhe mbështeten shumë te reklamat si burim kryesor i të ardhurave, ndërsa YY mund të krijojë para drejtpërdrejt prej bazës së vet të përdoruesve, duke u shitur mallrat e veta virtuale, e po ashtu duke fituar nga çdo shfaqje. Kështu, prej çdo shfaqjeje kompania krijon fluks të ardhurash." Një tjetër arsye pse YY është tërheqëse, mendon Jia Ning, është se një kompani e tillë kërkon një investim të vogël, ngase shfaqjet e programet transmetohen në kohë reale dhe përmbajtja e tyre krijohet nga përdoruesit, gjë që do të thotë se kompania nuk ka nevojë të kërkojë për përmbajtje ose të paguajë për të drejtën e autorit.

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China