PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filipinet refuzojnë të zhvillojnë konsultime me Kinën
2013-07-16 11:00:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Filipineve deklaroi të hënën se pala filipinase e ka pasur "të pamundur" të zhvillojë konsultime dypalëshe me Pekinin mbi problemin e detit të Kinës Jugore.

Zëdhënësi i kësaj ministrie u shpreh se, megjithëse Filipinet kanë bërë disa herë përpjekje për të zhvilluar konsultime me palën kineze për mosmarrëveshjen territoriale të detit të Kinës Jugore, Pekini është shprehur në mënyrë të qartë se "për të zhvilluar bisedime, duhet të pranohet më parë që tërë deti i Kinës Jugore është i Kinës". Për këtë arsye, "Filipinet e kanë të pamundur të vazhdojnë konsultimet dypalëshe me Kinën mbi problemin e detit të Kinës Jugore".

Kohët e fundit, ministri i Jashtëm i Filipineve Raul Hernandez kritikoi gjatë një vizite në Europë Pekinin lidhur me problemin e detit të Kinës Jugore. Ai tha se Filipinet kanë përdorur të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për zgjidhjen paqësore të këtij problemi dhe tani vetëm mund të kërkojnë zgjidhjen ligjore nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh se pala kineze e ka shprehur shumë herë qëndrimin e vet. Pekini nuk e pranon arbitrazhin ndërkombëtar, sepse ligji ndërkombëtar ka një bazë të plotë e të mjaftueshme. Zëdhënësja Hua u shpreh gjithashtu se pala kineze i ka propozuar shumë herë palës filipinase rifillimin e mekanizmit ekzistues të konsultimeve ose krijimin e një mekanizmi të ri, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. (Du/Artani)

 

Filipinet refuzojnë të zhvillojnë konsultime me Kinën
Kina nxit Filipinet t'i rikthehen bisedimeve
Pekini: Filipinet të ndalojnë shkeljen e sovranitetit kinez
Kina kundër veprimeve që ndërlikojnë situatën në Detin e Kinës Jugore
Lundrimi i anijeve kineze në ishujt Nansha është i ligjshëm

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China