Ministri i Jashtëm i Filipineve Albert Del Rosario denoncoi qëndrimin e Kinës mbi mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore, duke thënë se Filipinet kanë përdorur të gjitha mënyrat politike dhe diplomatike për zgjidhjen e problemit.
"Kështu, Filipinet nuk kanë rrugë tjetër, por vetëm të kërkojnë një zgjidhje nëpërmjet arbitrazhit ndërkombëtar," tha Del Rosario.
Por Pekini tha se Filipinet kanë mbyllur derën e bisedimeve, duke kritikuar Kinën në arenën ndërkombëtare, gjë që nuk e zgjidh problemin.
"Pekini ka propozuar shumë herë konsultime të reja me Filipinet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kina nxit Filipinet të ndalojnë veprimet të gabuara dhe keqinformimin e publikut dhe t'u kthehen bisedimeve," tha zëdhënësja Hua Chunying, duke shtuar se Kina është e vendosur për të mbrojtur tërësinë territoriale. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)