PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekini: Filipinet të ndalojnë shkeljen e sovranitetit kinez
2013-06-28 10:10:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kundërshton në mënyrë të vendosur orvatjen e Filipineve për të shtuar praninë ushtarake në shkëmbinjtë Renai. Këtë e deklaroi të enjten në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Yang Yujun. Ai tha se Filipinet duhet medoemos të ndalojnë veprimet që shkelin sovranitetin kombëtar të Kinës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave mbi çështjen e shkëmbinjve Renai, Yang Yujun u shpreh se qysh nga maji i këtij viti, Filipinet janë përpjekur të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të shtuar praninë ushtarake nëpërmjet përforcimit të anijeve të tyre. Ai u shpreh se Manila duhet të mbajë premtimet dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit të Kinës.

Po të enjten, ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onodera zhvilloi bisedime me homologun e vet filipinas Volter Gazmin (Voltaire Gazmin) mbi bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.(Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China