Kina rithekson se ishulli Huangyan është një pjesë territoriale e saj dhe pretendimet e Filipineve mbi këtë ishull shkelin parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin i tha këto më 27 prill në një konferencë shtypi, duke komentuar kërkesën e Filipineve për arbitrazh ndërkombëtar lidhur me përkatësinë e ishullit Huangyan.
"Incidenti i tanishëm u shkaktua krejtësisht nga Filipinet, të cilat përdorën anijet ushtarake për të larguar peshkatarët kinezë nga ujërat e ishullit Huangyan. Në të kaluarën pala filipinase është shprehur qartë se ishulli Huangyan nuk është pjesë e territorit të saj. Mirëpo tani ajo nuk i mban premtimet e veta, duke paraqitur pretendime të paligjshme ndaj ishullit. Një veprim i tillë është shkelje e parimeve bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të respektimit të sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të vendeve të tjera. Përfytyroni se çfarë bote do të ishte nëse një vend e çon në arbitrazh ndërkombëtar territorin e një vendi tjetër!" tha z. Liu.
(Çan Yean/Artani)
LINK:
Kina do të mbrojë të drejtat e saj detare
Kina: Filipinet shkelin parimet ndërkombëtare
Pekini kundër arbitrazhit ndërkombëtar: "Ishulli Huangyan, pjesë e Kinës"
Kina, "paraqitje solemne" Filipineve
Kina, negociim serioz pas veprimit të Filipineve
Kina nuk dëshiron përshkallëzimin e situatës në ishullin Huangyan
Ishulli Huangyan, Pekini: "Të mos zgjidhet mes Kinës e Filipineve"
Kina thërret diplomatët filipinas për mosmarrëveshjen mbi ishullin Huangyan


















