Zv.ministri i Jashtëm kinez, Fu Ying, shprehet se provokimi i peshkatarëve kinezë nga anijet luftarake filipinase pranë ishullit Huangyan ka ngjallur "shqetësim të madh" për palën kineze.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin.
"Ne shpresojmë që Filipinet do ruajnë premtimet, do të tërheqin menjëherë anijet nga ujërat përkatëse për rivendosjen e paqes dhe qetësisë pranë ishullit Huangyan."
Në të njëjtën kohë, qeveria filipinase ka njoftuar se ia ka paraqitur rastin e mosmarrëveshjes mbi ishullin Huangyan për arbitrazh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjeneralmajori, Luo Yuan, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Shkencës Ushtarake të Kinës, argumenton se veprimet nga Filipinet janë të pavlefshme.
"Filipinet janë përpjekur që t'i komplikojnë dhe ndërkombëtarizojnë mosmarrëveshjet bilaterale kino-filipineze. Mendoj se është e paarsyeshme dhe Filipinet nuk do ta fitojnë kurrë këtë çështje. Ekziston një parim në Ligjin Ndërkombëtar që karakterizohet nga fakti se nëse
nuk ka polemika mbi sovranitetin e një ishulli përpara një date të saktë, vendi të cilit i përket ishulli do të qëndrojë i pandryshuar."
Mosmarrëveshja mbi ishullin Huangyan është e fundit nga një seri mosmarrëveshjesh që kanë ndodhur kohët e fundit mbi sovranitetin e Kinës, në Detin e Kinës Jugore. (Albana)


















