PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, "paraqitje solemne" Filipineve
2012-04-25 14:38:48 cri komenti juaj Printoni
Qeveria kineze i ka bërë përsëri thirrje qeverisë filipinase në lidhje me mosmarrëveshjen e ishullit Huangyan.

"Paraqitja solemne" vjen pasi pala filipinase ka dërguar anije detare në atë zonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin.

"Qeveria kineze do të vazhdojë të mbrojë vendosmërisht sovranitetin e saj territorial. Kina i kërkon Filipineve ta trajtojë seriozisht këtë problem, të respektojë sovranitetin territorial, dhe të përmbahet nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që do të çonte në përshkallëzim dhe komplikim të situatës. Ne shpresojmë që në ujërat përreth ishullit Huangyan do të vendoset paqja dhe stabiliteti si dhe mos të ketë ndërhyrje në veprimtaritë normale të peshkatarëve kinezë."

Ministria e Jashtme thotë se pretendimi territorial i Filipineve për Ishullin Huangyan është shkaku kryesor i situatës së tanishme.

Tensionet në ishull janë ndezur gjatë javëve të fundit pasi anijet luftarake filipinase provokuan peshkatarët kinezë pranë ishullit Huangyuan. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China