Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin reagoi të hënën rreth deklaratave të shefit të diplomacisë filipinase, Albert Del Rosario, sipas të cilit komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë në konsideratë qëllimin e veprimtarisë së Kinës në ishullin Huangyan dhe nxiti vendet e tjera që të sqarojnë qëndrimin e tyre mbi këtë problem.
Zëdhënësi Liu Weimin tha se nxitja e shteteve që të bëjnë zgjedhje midis Kinës dhe Filipineve për sovranitetin e ishullit, vetëm do të ndërlikojë më tej problemin dhe nuk favorizon aspak zgjidhjen e duhur të çështjes aktuale.
Ai ritheksoi në një konferencë për shtyp se ishulli Huangyan i përket Kinës. "Qeveria kineze ka qëndrim të qartë e këmbëngulës në mbrojtjen e të drejtës së saj", përfundoi Liu Weimin. (Çan Yean/ Ardi Pulaj)