PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministri Yang Jiechi, takon krerët e shtetit Shqiptar
2011-08-04 20:34:04 cri komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, vazhdoi ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, ku u takua me Kryeministri shqiptar Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe Presidentin e Republikës Bamir Topi.

Në njoftimet e publikuara nga zyrat e shtypit të këtyre institucioneve, gjatë takimit të krerëve të shtetit me ministrin e Jashtëm kinez, kjo vizitë është konsideruar si një kontribut i madh në zhvillimin e marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.

Kryeministri Berisha, duke vënë në dukje pozicionin e favorshëm gjeografik të Shqipërisë, u shpreh i gatshëm të mbështesë krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, si dhe inkurajoi investime në infrastrukturën portuale.

Ministri Jiechi theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor dhe në fusha të tjera me interes reciprok dhe siguroi se qeveria kineze synon jo vetëm që të forcohet më tej miqësia tradicionale midis dy popujve, por këto marrëdhënie të bazohen në një partneritet me interes reciprok.

Gjatë takimit me Kryetare e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministri Yang, tha se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, një pasuri e çmuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. "Në dekadën e dytë të shekullit të 21-të marrëdhëniet tona do arrijnë një pikë kulmore."

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China