PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ka besim për Eurozonën dhe Euron
2011-08-03 20:21:23 cri komenti juaj Printoni

Për Kinën Evropa mbetet një nga tregjet kryesorë. Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, duke folur për gazetën shqiptare "Shqip", shton se Kina si investuese e përgjegjshme në tregun monetar ndërkombëtar, ka besim për Eurozonën dhe monedhën Euro. "Kina e ka konsideruar tregun monetar evropian, si një nga tregjet kryesorë të investimeve", tha ministri.

Duke folur për marrëdhëniet e Kinës me vendet e Evropës Juglindore, Yang Jiechi, thotë se vitet e fundit, gjendja në këtë rajon është e qëndrueshme, çka sipas tij, ka forcuar vazhdimisht bashkëpunimin me leverdi reciproke midis Kinës dhe vendeve të ndryshme të rajonit.

I pyetur për heqjen e vizave nga qeveria shqiptare për shtetasit e Tajvanit, ministri Yang, thotë se Kina nuk kundërshton faktin që bashkatdhetarët e Tajvanit të shkojnë në vende të huaja për turizëm, biznes dhe aktivitete të tjera joqeveritare. Por ai shton se qeveria kineze ngul këmbë në parimin për "një Kinë" dhe kundërshton parimin "një Kinë, një Tajvan" dhe "dy Kina". Pala shqiptare zbaton me vendosmëri politikën për "një Kinë", ndaj sipas ministrit Yang, Kina beson se Shqipëria mund të trajtojë në mënyrë të përshtatshme problemet përkatëse.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China