Ministri Yang Jiechi, takon krerët e shtetit Shqiptar
Presidenti Topi, vlerësoi faktin se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona ka qenë në nivele të kënaqshme dhe se Republika Popullore e Kinës është një ndër partneret kryesore tregtare të Shqipërisë.
Në takime u fol edhe për situatën në rajon dhe zhvillimet në Kosovë. Ministri Jiechi u shpreh se qeveria kineze i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se Kina është për një zgjidhje të përshtatshme me dialog dhe në bazë të rezolutave të OKB-së. Ai gjithashtu mbështeti dialogun midis dy vendeve.
Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, përcolli përshëndetjet e Kryetarit Hu Jinatao, Kryeministrit Wen Jiabao, dhe Kryetarit të Asamblesë Kombëtare Popullore Wu Bangguo për homologët e tyre shqiptarë. Njëkohësisht ai mori ftesat që të gjitha këto personalitete të larta të vizitojnë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme. (Leftioni)
1 2