Intervista me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Edmond Haxhinasto
Gazetari- Çfarë projektesh konkrete janë diskutuar sot me palën kineze?
Zv.kryeministri- Sot me palën kineze kemi diskutuar shumë aspekte të marrëdhënieve dypalëshe, që nga forcimi i bashkëpunimit në fushën politike, shkëmbimet në nivelet më të larta të qeverisë dhe të shtetit, kemi diskutuar për shkëmbimin e diplomatëve, specialistëve dhe përfaqësuesve të administratës. Gjithashtu kemi fokusuar vemendjen në cështjet e bashkëpunimit ekonomik, ku ekzistojnë mundësi të mëdha midis dy vendeve tona. Në këto 10 vitet e fundit ka pasur një rritje prej 46 herësh të volumit të shkëmbimeve midis dy vendeve dhe tendenca është mjaft pozitive.
Konkretisht, për fushat që kemi identifikuar mund të them që janë ato të energjisë, të infrastrukturës, të burimeve e pasurive natyrore, të pjesëmarrjes në parqet industriale dhe gjithashtu edhe në fushën e turizmit.
Këto janë fushat, por sigurisht kemi identifikuar mjetin apo mekanizmin me anën e të cilit ne do t'i realizojmë këto;së pari duke krijuar mundësitë për bizneset e secilit vend për ta njohur më shumë njeri-tjetrin nëpërmjet forumeve të biznesit, nëpërmjet takimeve dhe shkëmbimeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm do të luajë gjithashtu edhe mbledhja e komisionit të përbashkët ekomomik midis dy vendeve, për të cilin shumë shpejt ne do të kemi një datë për ta realizuar.
Jam i bindur që vizita e ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës do të jetë një impuls shumë i rëndësishëm për të gjithë këtë arsenal e potencial të madh në marrëdhëniet midis vendeve.
Gazetari- Çfarë parashikon marrëveshja për turizmin?
Zv.kryeministri- Ka një gamë të gjerë problematike që ka të bëjë që nga shkëmbimi i informacionit, tek cilësia e shërbimeve turistike, tek garancitë e ndryshme që jepen për turistët, tek nevoja për të njohur më shumë njeri-tjetrin, për të njohur dhe vlerësuar trashëgimitë e jashtëzakonshme kulturore që kanë të dy vendet tona, me qëllim që ajo të jetë në funksion të shërbimit turistik.
-
Mrekulli