|
|
|
2011-08-04 09:41:17 | cri | komenti juaj | Printoni |
Gazetari- Z. ministër si e konsideron qeveria shqiptare heqjen e vizave turistike për shtetasit e Republikës Popullore të Kinës ?
Zv.kryeministri- Sigurisht që tendenca mes dy vendeve është që të shkojnë drejt një liberalizimi të plotë të lëvizjes mes tyre. Aktualisht Shqipëria ka një pikë të rëndësishme reference që është regjimi i vizave që ka Bashkimi Evropian me vendet e tjera, kështu që duhet t'i referohemi atij. Nga ana jonë ne kemi bërë lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e kohës së dhënies së vizave për qytetarët kinezë, mbajtës të pasaportave të zakonshme, ndërkohë që kemi hequr vizat për të gjitha llojet e tjera të pasaportave diplomatike apo të shërbimit që ato kanë. Pra, tendenca është që liberalizimi të rritet gjithmonë e më shumë, me qëllim që të mos ketë asnjë pengesë në shkëmbimet apo në lëvizjen e qytetarëve të dy vendeve tona.
Gazetari- Kur do te mblidhet Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar, që duhet të mblidhet një herë ne 6 muaj.
Zv.kryeministri- Shumë shpejt do të kemi një datë. Ne do të planifikojmë që ky komision të ketë një substancë të rëndësishme dhe të realizojë konkretisht të gjitha ato pikat e axhendës të cilat u diskutuan dhe në takimin me ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës.
Gazetari -Dhe së fundi një mesazh nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar z. Edmond Haxhinasto për të gjithë dëgjuesit e Radios Së Jashtme të Kinës.
Unë i përshëndes të gjithë dëgjuesit dhe dëshiroj të shpreh edhe njëherë kënaqësinë time të veçantë për këtë ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës Popullore të Kinës dhe Shqipërisë, vizitës së ministrit të Jashtëm. Jam i bindur që kjo vizitë do të shënojë një hap të ri cilësor në marrëdhëniet tradicionale miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve tona.
Faleminderit!
Mrekulli |
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China |