Më 3 gusht, ministri i Jashtëm kinez, z.Yang Jiechi, u takua në Tiranë me homologun e tij shqiptar, zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme z.Edmond Haxhinasto.
Yang Jiechi u shpreh se Kina i kushton rëndësi miqësisë së thellë me Shqipërinë, miqësi kjo 60-vjecare. Kina ka besim të plotë për perspektivën e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. në periudhën e re historike. Ministri kinez është i mendimit se të dyja palët mund të bëhen jo vetëm miq të mirë me besime reciproke, por edhe partnerë të mirë me përfitim të përbashkët.
Ai sugjeroi që të dyja vendet mund të bashkëpunojnë në këto fusha: së pari, duhet të nxitim shkëmbimin e njerëzve në nivele të ndryshme, për të krijuar sa më shumë raste bashkëpunimi. Së dyti, duhet të gjejmë metodën e përshtatshme të bashkëpunimeve ekonomiko-tregtare. Së treti, zgjerimi i pandërprerë i bashkëpunimeve në fusha të reja, si turizmi, shkëmbimi rajonal etj. Yang Jiechi vlerëson vendosmërinë e Shqipërisë për politikën e një Kine të vetme.
Haxhinasto u shpreh se të dyja vendet ruajnë miqësinë tradicionale. Ai është i mendimit se vizita e Yang Jiechi-së mund të japë një impuls të ri për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shqipëria i është shumë mirënjohëse Republikës Popullore të Kinës për kontributin e madh dhe afatgjatë në fusha të ndryshme. Ai shton se zhvillimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës ka rëndësi strategjike. Shqipëria shpreson që marrëdhëniet politike të të dyja vendeve mund të përkthehen në bashkëpunime ekonomiko-tregtare, të burimeve energjetike, të infrastrukturës, etj. Shqipëria vlerësoi lart rolin pozitiv të Kinës në çështjet ndërkombëtare dhe mendoi se pala kineze ka dhënë kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin botëror. Shqipëria e konsideron "Tajvanin" si një rajon të Kinës dhe do të vazhdojë zbatimin me vendosmëri për politikën e një Kine.
Pas bisedimeve, të dy palët nënshkruan memorandume bashkëpunimi në fushat e turizmit, trajnimit të ekspertëve etj. (Shy Guan)