PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri-Kinë, nënshkruhet marrëveshje për turizmin
2011-08-04 18:06:08 cri komenti juaj Printoni
Foku
Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, tha se marrëdhënia e shkëlqyer duhet përkthyer në një bashkëpunim të fuqishëm ekonomik. "Kemi identifikuar fushat e bashkëpunimit si energjia, infrastruktura, burimet natyrore dhe turizmi, si edhe kemi identifikuar mekanizmat se si te kemi një bashkëpunim efikas".
  • Intervista me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Haxhinasto
    Gazetari- Çfarë projektesh konkrete janë diskutuar sot me palën kineze?
    Zv.kryeministri- Sot me palën kineze kemi diskutuar shumë aspekte të marrëdhënieve dypalëshe, që nga forcimi i bashkëpunimit në fushën politike, shkëmbimet në nivelet më të larta të qeverisë dhe të shtetit, kemi diskutuar për shkëmbimin e diplomatëve, specialistëve dhe përfaqësuesve të administratës. Gjithashtu kemi fokusuar vemendjen në cështjet e bashkëpunimit ekonomik, ku ekzistojnë mundësi të mëdha midis dy vendeve tona. Në këto 10 vitet e fundit ka pasur një rritje prej 46 herësh të volumit të shkëmbimeve midis dy vendeve dhe tendenca është mjaft pozitive.
Lajmet
Përmbajtja

Takimin e parë gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, e pati me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.

Pas takimit të dy ministrat, firmosën "Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit".

Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, tha se marrëdhënia e shkëlqyer duhet përkthyer në një bashkëpunim të fuqishëm ekonomik. "Kemi identifikuar fushat e bashkëpunimit si energjia, infrastruktura, burimet natyrore dhe turizmi, si edhe kemi identifikuar mekanizmat se si te kemi një bashkëpunim efikas".

"Republika e Shqipërisë e shikon me shumë respekt rritjen ekonomike dhe statusit të Kinës në arenën ndërkombëtare, reformën në Këshillin e Sigurimit, rajonin si edhe për Kosovën. Kemi vendosur që bashkëpunimi të jetë i niveleve më të larta", tha Haxhinasto.

I pyetur nga Agjencia kineze e Lajmeve Xinhua, për heqjen e vizave për shtetasit kinezë, ministri Haxhinasto tha se Shqipëria mbështet lëvizjen e lirë të njerëzve.

"Për momentin kemi thjeshtuar marrjen e vizave nga shtetasit kinezë, jemi në rrugë të mbarë për heqjen e tyre".

Ndërsa ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi, tha se populli kinez ushqen një ndiejnë miqësore ndaj popullit shqiptar. "Duam një bashkëpunim të ri më Shqipërinë në rrethana të reja. Sot kemi shkëmbyer mendime mi thellimin e bashkëpunimet, si edhe bashkëpunimit në arenën ndërkombëtare. Jam i kënaqur që zoti Haxhinasto ka pranuar ftesën time për të vizituar Kinën, tha ministri Yang.

Ramë dakord të çojmë përpara bashkëpunimin midis dy ministrive të Jashtme, por edhe bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe turizmit.  

"Pala kineze do të inkurajojë biznesin kinez të investojë në infrastrukturë, burime natyrore dhe energji, por edhe në fusha të tjera. Ramë dakord të çojmë përpara bashkëpunimin midis dy ministrive të Jashtme, por edhe bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Ministri Yang, përshëndeti zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë. "Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare dhe për ruajtjen e pas në rajon", përfundoi ministri.

Takimet e shefit të diplomacisë kineze do të vazhdojnë ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China