V. Apple nxjerr iPad 3
7 marsi është një ditë e veçantë për të gjithë dashamirësit e "Apple"-it. Gjiganti i teknologjisë "Apple" organizoi një konferencë shtypi në San Francisko, duke nxjerrë në treg aparaturën e re Ipad. "Stuhia" e Apple-it po përhapet përsëri në mbarë globin.
Pas thashethemeve e dyshimeve të ndryshme, më në fund doli tipi i ri i Ipad-it, me emrin "The new iPad". Nga pamja e jashtme, ngjason shumë me Ipad 2, por Ipad 3 karakterizohet nga shumë elemente të reja. Së pari, rezolucioni i tij është shumë më i përmirësuar dhe më i lartë, që krijon pamje më të mirë vizuale. Së dyti, ai është produkti i parë i kompanisë "Apple" që përkrah rrjetin 4G LTE, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e internetit do të punojnë me një shpejtësi shumë herë më të lartë. Së treti, iPad 3 do të ketë ekran Retina me rezolutë 2048×1536 piksels dhe procesor 4 cores A6. Krahas këtyre, iPadi i ri është i pajisur edhe me kamerë prej 5 megapiksel.
Pavarësisht nga elemente të reja, fanatikët e iPadit duket se nuk janë plotesisht të kënaqur me pajisjen e re pasi nuk ështëe pajisur me asistentin personal "SIRI". Në krahasim me iPad2, i riu është 51 gram më i rëndë dhe gjithashtu pak më i trashë, që nuk është aq portativ për përdoruesit.
Në komentin e gazetës "New York Times" thuhet se iPad-i i ri është pajisja e parë e "Apple"-it, që pajtohet me rrjetin 4G LTE, gjë që do të ushtrojë ndikime të thella mbi Apple dhe mbi të ardhmen e industrisë së telekomunikacionit.
Kompania CNET networks, si kompania më e madhe e burimeve teknologjike të internetit, e vlerësoi lart iPad-in e ri. Kjo kompani deklaroi se iPad-i i ri do ta bëjë kompaninë Apple "rival" të shumë degëve të teknologjive të larta. Në komentin e CNET-it thuhet se si kompania më me vlerë në tregun aksionar në botë, Apple po renditet e para në gjithnjë e më shumë fusha. Brezi i ri i iPad-it përkrah rrjetin LTE dhe kohëzgjatja e baterisë është dyfishuar duke u shtuar me 9 orë.
Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha në konferencën e shtypit se PC-ja nuk është më qendra e botës, të gjitha të reja do të jenë më portative dhe më personale se PC-ja. Ipad përcakton funksionet e kompjuterit në formë tableti.
Komentuesi kinez për internetin Xie Wen mendon se pavarësisht nga zhvillimi i vrullshëm i Pad-it, Apple do të vazhdojë epërsitë e saj absolute. Ai u shpreh se brezi i ri i iPad-it përmbledh epërsitë e Apple-it gjatë 20-30 vjetëve, ndërsa asnjë kompani tjerër kompjuterike nuk mund ta sfidojë Apple-n në kompleks, në 3-5 vjetët e ardhshëm..(Wang Lei/ Albana)