IV. Vladimir Putin u zgjodh presidenti i ri i Rusisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi shpalli më 7 mars rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale dhe votat në favor të Putinit ishin 63.6%. Kjo është hera e tretë që Putini zgjidhet president, pas zgjedhjeve në vitet 2000 dhe 2004.
Pas publikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, shumë medie komentuan për fitoren e Putinit dhe për drejtimin e ardhshëm politik të Rusisë.
Në komentin e Agjencisë amerikane të lajmeve "Associated Press" thuhet se fitorja e e Putinit është e padiskutueshme. Në Rusinë e madhe, shumë njerëz e konsiderojnë Putinin si ruajtës të stabilitetit dhe mbrojtës të Rusisë nga kundërshtarët. Këtë figurë, ai e ka krijuar me kujdes gjatë 12 vjetëve në pushtet.
E përditshmja kanadeze "The Global and Mail " pohoi se Putini është jo vetëm njeriu më i fuqishëm në Rusi, por është edhe politikani më mirëpritës.
Zv.drejtori i Qendrës LEVADA i Rusisë, Aleksey Grazhdankin është i mendimit se pavarësisht kundërshtimeve, Putini arriti të triumfonte me përqindjen më të lartë të votave. Putini i fitoi zgjedhjet, nga njëra anë, në sajë të provojës së tij të pasur politike dhe nga ana tjetër, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e rusëve mendojnë se përveç Putinit, askush tjetër nuk mund të përballojë problemet në vendin e tyre.
Fitorja e Putinit u komentua nga mediet perëndimore, të cilat e parashikojnë në mënyrë pesimiste mandatin e ri të Putinit si president, madje edhe para zgjedhjeve presidenciale. Ata shprehën se edhe pse Putini mund të kthehet lehtë në Kremlin, ai nuk do të jetë i mbarë në pushtet.
Në analizën e Agjencisë "Rojter" thuhet se pas ardhjes në fuqi, Putini nuk do ta ketë të lehtë. Ai do të përballet jo vetëm me kontradiktat me vendet perëndimore, por do të ndodhet edhe përpara presionit nga klasa e mesme ruse për liri dhe drejtësi.
Në komentin e gazetës australiane "The Sydney Morning Herald" thuhet se kriza e parë politike që Putini duhet të përballojë në karrierën e tij është që rusët synojnë reformë dhe organet burokratike nuk funksionojnë më normalisht, pasi veprojnë në bazë të favorizimeve.
Lidhur me ndikimet e kthimit të Putinit në postin e presidentit mbi situatën botërore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, Agjencia "Associated Press" njoftoi se Putini ka mundësi të kundështojë me forcë për krijimin e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat dhe do të rezistojë ndërhyrjet ushtarake në Siri. "A.P." mendon se kthimi i Putinit në Kremlin është ngjarje që ka të bëjë me Rusinë dhe me mbarë botën.
Analistët mendojnë se Putini, si lider praktik, do të zgjedhë rrugën më të favorshme për Rusinë. Kthimi i tij në postin presidencial shënon se politika ekzistuese e Rusisë do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme.
"Më jepni 20 vjet, ta bëj Rusinë të mrekullueshme." Për Putinin, realizimi i këtij premtimi gjatë fushatës së elektorale do të jetë vetëm problemi i kohës. .(Wang Lei/ Albana)