PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ulja e objektivit të rritjes ekonomike, automjete vendëse për prokurimin publik, dhe Apple nxjerr iPad 3
2012-03-10 00:35:19 CRI komenti juaj Printoni

III. Rryma e kinezëve për mësimin nga Lei Feng

Fryma e Lei Feng-ut është shembulli në vite për çdo kinez. Si një ushtarak i thjeshtë, brenda jetës së tij të shkurtër, ai ndihmoi shumë njerëz dhe bëri punë të panumërta dashamirësie. Kryetari Mao Ce Dun e përcaktoi 5 marsin si ditë përkujtimore për mësimin nga Lei Feng. Sivjet është 50-vjetori i ndarjes nga jeta i Lei Feng-ut dhe kohët e fundit në Kinë duket rryma e mësimit nga ai, në forma të ndryshme.

Lei Feng ka dhënë shumë kontribut dhe përkujdesje për të tjerët. Kur sapo u regjistrua në ushtri, ai i dhuroi të gjitha kursimet e tij për zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore. Kur u emërua si trajner në shkollën fillore, ai u përpoq t'i ndihmonte nxënësit në mësime; kur shkoi me shërbim jashtë, ai i bleu biletën për në shtëpi një gruaje të cilës i kishin humbur paratë. Gjatë një dite me shi, ai ia dhuroi mushamanë një nëne dhe të birit që humbën rrugë......Fatkeqësisht, Lei Feng vdiq në moshën 22-vjeçare në krye të detyrës gjatë punës së transportit në vitin 1962. Gjatë 50 vjetëve, fryma e Lei Feng-ut ka frymëzuar dhe është trashëguar brez pas brezi në Kinë.

Kohët e fundit në krahina të ndryshme kineze u zhvilluan përkatësisht veprime për mësimin nga Lei Feng. Në Shangai, shumë të rinj zhvilluan punë ligjore vullnetare; në Hohhot, kryeqendrën e rajonit të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, mbi 200 vullnetarë shkuan në lagje, shkolla dhe azile, duke dhënë ndihmë mjekësore për fëmijë e të moshuar; vullnetarët në provincën Qinghai shkuan në institucione të jetimëve dhe bëjnë kontrollin mjekësor, fotografimin dhe prerje flokësh për fëmijë.

Duka analizuar shkakun e rrymës së mësimit nga Lei Feng në Kinë, specialisti vuri në dukje se me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, janë përmirësuar pandërprerë kushtet materiale, por duken shumë probleme morale në shoqërinë kineze, p.sh., mungesa e besimit, indiferenca ndaj njerëzve etj. Në këtë rrethanë, fryma Lei Feng, që përfshin blatimin, ndihmën ndaj të tjerëve dhe cilësi të tjera të vyera, pa dyshim i nevojitet kohës sonë.

Shumë përdorues të internetit mendojnë se frymës Lei Feng jo vetëm që nuk i ka ikur koha, por përputhet me kërkesat e kohës sonë. Në kohën që Kina po ndërton shoqërinë harmonike, nuk mund të mungojnë ndihmëdhënia për njëri-tjetrin dhe dashamirësia.

Kur kinezët mësojnë nga fryma Lei Feng, ky emër depërtoi dhe jashtë vendit për shumë vjet dhe është njohur mirë nga shumë miq të huaj. Ata e kuptojnë këtë frymë nga këndvështrimet e tyre.

Profesori Denis Fred Simon i Institutit Kërkimor mbi Strategjinë Ndërkombëtare pranë Universitetit të Shtetit Arizona të SHBA-së, tha se fryma Lei Feng largon njerëzit nga etja vetëm për pasuri personale dhe u tregon atyre se dashamirësia dhe sinqeritetit janë mbi të gjitha interesat materiale.

Liljana Arsovska, profesoresha në Qendrën Kërkimore të Azisë dhe të Afrikës pranë Kolegjit të Meksikës, është e mendimit se fryma Lei Feng ka kaluar kufirin gjeografik. Kjo frymë, që ka shumë pika të përbashkëta me altruizmin, të propozuara në vende të tjera, është pasuria e shtrenjtë shpirtërore e njeriut.

Morali i lartë ka qenë synimi i njerëzve. Pavarësisht nga zhvillimi i shoqërisë, frymës Lei Feng, që t'i shërbejë popullit dhe të ndihmojë të tjerë, nuk i ikën koha kurrë. .(Wang Lei/ Albana)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China