PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ulja e objektivit të rritjes ekonomike, automjete vendëse për prokurimin publik, dhe Apple nxjerr iPad 3
2012-03-10 00:35:19 CRI komenti juaj Printoni

src="mms://media.chinabroadcast.cn/albanian/20120310dypershtate.wma"

type="video/x-ms-wmv" width="285" height="44">

I. Kina ul objektivin e rritjes ekonomike

Këto ditë po zhvillohet në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organit më të lartë të pushtetit të Kinës. Shumë medie të huaja njoftuan lidhur me raportin mbi punën e qeverisë, të paraqitur nga kryeministri kinez Wen Jiabao në ceremoninë e hapjes së këtij sesioni dhe vëmendjet e tyre u fokusuan veçanërisht në uljen e objektivit të rritjes ekonomike këtë vit në 7.5%. Kjo është hera e para gjatë 8 vjetëve që Kina e përcakton objektivin e rritjes ekonomike nën 8%.

Gjatë më shumë se 30 vjetëve të fundit, ekonomia kineze pati një rritje të vrullshme, ndërsa sot zhvillimi i Kinës ndodhet përpara shumë elementeve frenuese, si pakësimi i furnizimit me lëndë të para, ndotja e mjedisit, ngritja e kostos së krahut të punës etj. Në këtë sfond, ulja e objektivit të rritjes së GDP-së do të jetë në favor të përqendrimit të forcave në ndryshimin e mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe në ngritjen thelbësore të cilësisë e efektivitetit të zhvillimit ekonomik, që gjithashtu do të jetë në favor të realizimit të një zhvillimi afatgjatë, në nivel më të lartë dhe me cilësi më të mirë.

Krye-ekonomisti dhe numri dy i Bankës Botërore, Lin Yifu, u shpreh se ulja e objektivit të rritjes ekonomike ka si synim zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Këtë vendim qeveria e mori për shkak se aktualisht disa sektorë në Kinë po zhvillohen në mënyrë tepër të vrullshme dhe ndodhen përpara presionit të inflacionit. Ulja e objektivit të rritjes ekonomike këtë vit ka për qëllim që të sigurojë rritjen e qëndrueshme afatgjatë.

Ish-ekonomisti i përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, Yao Jingyuan u shpreh se kontradikta kryesore e ekonomisë kineze nuk është më ritmi i rritjes, por cilësia dhe efektiviteti i saj. Ulja kësaj here e rritjes ekonomike do të krijojë hapësirë për rregullimin e strukturës ekonomike dhe për ndryshimin e mënyrës së rritjes ekonomike.

Në njoftimet e agjencisë Rojter shprehet mendimi se ulja e objektivit të rritjes ekonomike të Kinës shënon dobësimin e mbështetjes së saj ndaj eksportit dhe investimeve të huaja, që do të jetë në favor të ekuilibrimit të strukturës ekonomike.

Në njoftimin e gazetës amerikane "The Wall Street Journal" thuhet se kjo masë e qeverisë kineze mishëron vendosmërinë e saj për ndryshimin e mënyrës së rritjes ekonomike nga eksporti në konsumin. Njëkohësisht, kjo ulje do të krijojë shanse të reja për kinezët dhe të huajt. Rritja ekonomike e Kinës do të mbështetet më shumë tek konsumi, kështu do të krijohen më shumë vende të reja pune dhe do të nxitet eksporti nga vendet e Amerikës e të Evropës në Kinë të produkteve të teknologjisë së lartë si dhe të atyre të kuturës dhe të shërbimeve.

Opinioni është i mendimit në përgjithësi se, pavarësisht nga ulja e objektivit të rritjes ekonomike, ekonomia kineze është ende në rritje e sipër. Pa dyshim, në të ardhmen, Kina do të gjallërohet vazhdimisht në arenën botërore ekonomike, por me pamjen e re.(Wang Lei/ Albana)

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China