Horoskopi kinez 2013
Sipas horoskopit kinez, këtë vit është viti i gjarprit. Kjo shenjë e zodiakut simbolizon tipare si materializmi dhe inteligjenca. Personat e lindur në këtë shenjë janë "mendimtarë të thellë". Maten shumë kur vjen puna për arritjen e përfundimeve, pa u nxituar. Kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve, këta persona kanë mënyrat e tyre të veçanta. Ata do të gjejnë zgjidhje efektive për arritjen e objektivave të tyre. Me inteligjencën dhe aftësitë e tyre në analizimin e thellë të situatave, këta individë mund të realizojnë shumë mundësira në jetën e tyre. Personat e lindur në shenjën e gjarprit preferojnë jetën e luksit. Ata mund të jenë materialistë dhe zakonisht kanë standarde të lartë. Persona që i përkasin kësaj shenje janë të lindurit në vitet 2001, 1989, 1977, 1965, 1953, 1941, 1929, dhe 2013.
Kuptimi i Vitit të Gjarprit 2013
Nëse fëmija juaj i përket shenjës së gjarprit, atëherë prisni që ai të ketë një jetë dhe të ardhme të shkëlqyer. Këta individë njihen si shumë punëtorë dhe gjithmonë vënë logjikën dhe përpjekjet në karrierën e tyre, megjithëse ndonjëherë mund të ndryshojnë shpesh vendet e punës pasi mërziten në të njëjtin vend për një kohë të gjatë.
Ata shëtisin nga një kompani në tjetrën vetë sepse nuk ndihen të kënaqur.
Megjithatë, edhe pse ndryshojnë shpesh punën këta persona i gjejmë gjithnjë në pozicionin e drejtuesit në kompani. Kanë aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe ndenjë të fortë lidershipi.
Ata mund të gjejnë lehtësisht zgjidhje të përshtatshme madje edhe për projektet më të ndërlikuara.
Astrologët kinezë janë të mendimit se nëse fëmija juaj i përket kësaj shenje, atëherë specialiteti i tyre në jetë mund të jetë dietolog, astrolog, sociolog, analist dhe hetues. Gjithashtu personat e lindur në këtë shenjë janë të aftë në profesionet që kanë të bëjnë me të menduarin.
Ata janë persona që preferojnë qetësinë. Në shtëpi apo në vendin e tyre të punës, ata gjithnjë parapëlqejnë një ambjent të qetë. I urrejnë zhurmat dhe nuk u pëlqejnë të qendrojnë në vende ku janë të mbipopulluara nga njerëzit. Ata shpërqëndrohen dhe stresohen nga ambjentet e zhurmshme.
Marrëdhëniet në Vitin e Gjarprit
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, këta persona janë të aftë ta tërheqin me lehtësi gjininë e kundërt. Megjithëse janë joshës të mëdhenj ata gjithmonë kanë një anë pasigurie që mund të kthehet në xhelozi, duke e shndërruar marrëdhënien në një fatkeqësi. Kanë shumë krenari dhe mund të jenë shumë posesivë në një lidhje.
Viti 2013 në përgjithësi është viti më i mirë për të lindurit në shenjën e gjarprit të ujit. Mendohet se ky është një vit "financiarisht me fat" për ta.