Sipas zodiakut kinez viti 2013 është Viti i Gjarprit, dhe fëmijët e lindur në këtë vit thuhet se janë me fat. Personat e lindur në këtë shenjë janë zemërgjerë, kanë si dhunti një mendje shumë të hapur dhe me ndjesi artistike, ju pëlqen të jetojnë mire, sigurisht janë autoritarë dhe konsiderohen si mbajtës dhe ruajtës të mencurisë. Ambiciozë, ecin ne mënyre të ngadalshme, por pa ndalim drejt qëllimit që duan të arrijnë. Dinë të reagojnë me maksimumin e ftohtësisë, të kalojnë vështirësitë dhe të mundin armiqtë, me të cilët mund të jenë të pamëshirshëm. Kurse me miqtë dinë të jenë shumë të ndershëm si askush tjetër. Shumë nëna kieneze po bëjnë përgatitje për lindjen e fëmijëve të tyre.
Kur Mao Shuting mbeti shtatzënë në maj, familja e saj u lumturua pa masë që fëmija do të lindte në vitin e gjarpërit, pasi shumë kinezë besojnë se ky është një vit i mbarë.
Mao së bashku me mikeshën e saj ndjekin një kurs të veçantë joge për femrat shtatzëna dy herë në muaj. Ajo beson se kjo gjë do ta ndihmojë në përgatitjen e lindjes së fëmijës së saj.
"Kam dëgjuar që fëmijët e lindur në vitin e gjarprit janë artistë. Fëmija im do t'i përkasë gjithashtu shenjës së peshkut, dhe peshqit janë shumë artistë nga natyra."
Gjarpri, një nga 12 shenjat e zodiakut në horoskopin kinez, konsiderohet si simbol i urtësisë dhe mençurisë. Fëmijët e lindur në këtë shenjë thuhet se janë me shumë ndikim.
Dong Yilin është një nga parashikuesit e fatit më të njohur në Kinë. Ai praktikon një nga shkrimet më të vjetra të Kinës, Yijing.
Yijing njihet gjithashtu edhe si Zhouyi, dhe është një nga tekstet më të vjetra klasike të Kinës, me origjinë mbi 4,000-vjecare.
Dong beson se personat e lindur nën shenjën e gjarprit janë shumë të vendosur drej rrugës së suksesit.
"Personat e lindur në këtë shenjë njihen për largimin e shqetësimeve të tyre dhe për ndërtimin e jetës së tyre. Për shembull, nëse ne kemi probleme si ndarja nga miqtë, ose probleme në punë, ose probleme madhore me shëndetin, për personat që nuk i përkasin kësaj shenje mbase do t'u duhet një vit për t'ja dalë mbanë problemeve, ndërsa për të lindurit në shenjën e gjarprit do t'u duhet vetëm një muaj."
Viti i gjarprit nis me 10 shkurt të vitit 2013 dhe përfundon më 30 janar të vitit 2014.
Gjithashtu monedhat me shenjë gjarpri, prej ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara përdoren nga shumica e banorëve në ketë festë.
Chen Rui është menaxhere e një argjendarie në Pekin, dhe shprehet se monedhat e gjarprit kanë nisur të shiten me ritme të shpejtë.
"Monedhat e gjarprit janë një kombinim perfekt i kulturës tradicionale kineze me arin dhe janë shumë të njohura në mesin e klientëve."
Viti i klauar ishte viti i dragoit, u shitën mbi 80 mijë monedha dragoi. Këtë vit parashikohet se do të shiten rreth 50 mijë monedha gjarpri.
Princi William i Britanisë dhe bashkëshortja e tij, Catherine, Dukesha e Kembrixhit presin fëmijën e tyre të parë në vitin e gjarprit.
Dhe meqë jemi në Britani do të shohim se si festohet kjo festë në Londër.
Në Londër, ku e diela e 10 shkurtit është festë me rastin e Vitit të Ri Kinez 2013, është festa më e madhe e Europës. Atje ekziston një lagje e vërtetë kinezësh, që do ta transformojë kryeqytetin anglez në zemër të festimeve kineze që lidhen me Vitin e Ri.