PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Viti i Ri Kinez 2013-Viti i Gjarprit
2013-02-07 20:11:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ditën e parë të Vitit të Ri është zakon që çiftet e martuara t'u japin fëmijëve ose të rriturve të pamartuar zarfa të kuq me një sasi të vogël parash brenda. Pastaj pjesëtarët e familjes nisin urimet derë më derë, duke filluar nga të afërmit e tyre, e pastaj te fqinjët.

Dita e tretë është "Kai Nien" ose "Dita e zënkës". Ajo quhet kështu, sepse besohet se nëse grindesh këtë ditë, do të kesh shumë mosmarrëveshje gjatë gjithë vitit. Ashtu si në shprehjen "Të shkuara, të harruara", mëritë lihen pas, në vitin e vjetër.

Ndërsa dita e shtatë e Vitit të Ri quhet "Dita e të gjithëve", sepse është një ditë që i kushtohet festimit të lindjes së secilit pjesëtar të familjes.

Dita e 15-të dhe e fundit quhet Festa e Fenerëve, që simbolizojnë fatin e mirë, lumturinë e shëndetin. Kjo festë kremtohet me këngë, valle e shfaqje me fenerë.

Megjithëse disa nga zakonet e ritet e festimit të Vitit të Ri kinez kanë ndryshuar me kalimin e kohës, përsëri mesazhi që qëndron në bazë të tyre mbetet i njëjtë, ai i paqes e i lumturisë për pjesëtarët e familjes, miqtë e të afërmit.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China