PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bota feston Vitin e Ri
2012-12-31 20:16:44 CRI Komenti juaj Printoni

Pritja e vitit të Ri në Japoni zgjatë tërë ditën, që herët në mëngjes kur pastrohet shtëpia nga "pluhuri i të kaluarës" dhe përgatitja e shtëpisë për një vit të suksesshëm.

Në Brazil ka një traditë kur në festën e Vitit të ri, mbahet veshje e bardhë, në shenjë të lumturisë, qetësisë në vitin që po vjen.

Britanikët besojnë se nëse mysafiri i parë që do të hyjë në shtëpi është mashkull me dhurata, atëherë ajo do të thotë vit i gëzuar, ndërsa nëse vjen grua për mysafir, kjo nuk është një shenjë e mirë.

Në vitin e ri, të moshuarit në Mongoli vishen lëkurë kafshësh në duart mbajnë fashikuj, për të larguar fatkeqësitë.

Në mëngjesin e 1 janarit në Singapor mbajnë zarf të kuq me para për të simbolizuar fatmirësinë tek të moshuarit. Në lagje të ndryshme të qytetit ka shfaqje e vallëzime të ndryshme duke imituar luanit dhe dragoin. Njerëzit e veshur me veshje e stoli të bukura vizitojnë shtëpitë e të afërmve. Gjatë Vitit të Ri, njerëzit pëlqejnë të hanë "Niangao" (embëlsirë e përbërë nga sheqeri i kuq dhe orizi i ngjitur) .

Koha e kremtimit të vitit të ri në Gjermani zgjat zakonisht një javë. Gjatë kësaj jave, çdo shtëpi ndodhet një pemë ku ka lule artificiale për të treguar lulëzimin në jetë. Në prag të ndërrimit të netëve, gjermanët hipin në majë të karrigeve, dhe në momentin kur ora shënon 12:00, ata kërcejnë dhe hedhin një objekt të rëndë për të simbolizuar largimin e fatkeqësive nga viti i ri.

Në Greqi më 1 janar, çdo familje përgatit një tortë ku brenda saj vendos një monedhë argjendi. Ai i cili do të ketë këtë monedhë në pjesën e tij të tortës do të jetë më i lumturi në vitin e ri dhe do të fitojë urimet e të gjithë njerëzve.

 

Më 1 janar, pakistanezët lyejnë duart me bojë të kuqe te dalin jashtë shtëpive për t'u takuar me miq e të afërm, duke prekur ballin e njëri-tjetrit si urim..

Argjentinasit mendojnë se uji është i shenjtë. Çdo 1 janar, njerëzit shkojnë në lumenj për të pastruar trpin e tyre, që për ta simbolizon pastrimin e fatkeqësive.

Në një pjesë të Meksikës, gjatë vitit të ri, nuk lejohet që njerëzit të qeshin. Sipas kalendarit, ata kanë 18 muaj dhe çdo muaj ka 20 ditë. Në 5 ditë të fundit të vitit të vjetër, nuk lejohet të qeshin.

Në Bullgari Gjatë drekës së 1 janarit, kush do të teshtijë, ai do t'u japë familiarëve lumturi. I pari i familjes do t'i japë atij një qengj, viç ose kalë për të falenderuar lumturinë e dhënë nga ai.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China