PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bota feston Vitin e Ri
2012-12-31 20:16:44 CRI Komenti juaj Printoni

Viti i Ri në Sidnei

Me një spektakël fishekzjarresh, Viti i Ri ka trokitur në Sidnei si çdo vit. Qindra mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Sidneit në Australi për të festuar fillimin e 2013-ës ku u zhvillua një show me fishekzjarre, më i shtrenjti në botë. Australia dhe Zelanda e Re janë ndër vendet e para në botë që presin këtë festë.

Krybashkiakja e Sidneit, Clover Moore u shpreh se njerëz nga e mbarë bota janë të mirëpritur të vijnë për të festuar këtë ditë madhështore.

"Festa do të nisë me fjalët "mirë se vini në Sidnei", dhe do të jenë të vendosura në shtyllat e "Harbor Bridge" në 16 gjuhë të huaja, duke përfaqësuar numrin e lartë të migrantëve në Sidnei dhe turistët."

Ajo shtoi se shfaqja e fishekzjarreve në Sidnei është madhështore pasi ky qytet është një nga vendet që e pret i pari Vitin e Ri.

"Rreth 1.5 milion njerëz do të shohin fishekzjarret, 2.6 milionë njerëz në Australi do ta ndjekin shfaqjen nga shtëpitë ose nga televizori dhe rreth një milliard njerëz nga e mbarë bota shohin spektaklin tonë."

Organizatorët shprehen se gjatë shfaqjes spektakolare të fishekzjarreve turma mban lart celularët për të formuar një valë të sinkronizuar ngjyrash.

Zelanda e Re, një nga vendet e para që pret Vitin e Ri 2013

Zelanda është një nga vendet e para në botë për pritjen e Vitit të Ri. Njerëz nga e gjithë bota mblidhen aty për të festuar këtë ditë dhe për të parë shfaqjen spektakolare të fishekzjarreve. Me spektaklin e njohur të fishekzjarrëve Aukland ishte qyteti kryesor botëror ku kamerat botërore u përqendruan për të parë festimet e Vitin e Ri.

Ashtu siç e do tradita, mijëra njerëz dalin në rrugët e qytetit për të pritur ndërrimin e viteve. Mijëra fishekzjarre shoqëruan këtë festë të madhe dhe urimin për një vit më të mbarë se 2012. Miliona vetë kanë mbërritur në qendrën e qytetit me shishe shampanje për të pritur këtë festë madhështore që celebrohet në mbarë botën.

Edhe në metropole të tjera botërore janë bërë përgatitjet e fundit për pritjen e Vitit 2013. Një nga pritjet më madhështore të Vitit të ri në botë, tradicionalisht është ajo në Nju Jork. Në Times Square pritet të mblidhen rreth një milionë njerëz. Fishekzjarre madhështore priten edhe në Rio de Zhaneiro të Brazilit

Nata e vitit te Ri në Pekin

Festa e Pranverës është festa tradicionale më e rëndësishme për kinezët. Është viti i ri tradicional kinez, d.m.th. dita e parë sipas kalendarit bujqësor kinez. Por sipas kalendarit diellor, kjo festë nuk ka një ditë fikse, por ajo kremtohet në një ditë midis dhjetëditëshit të tretë të janarit dhe mesit të shkurtit Ketë vit, 2013 është viti i gjarprit dhe festohet më 10 shkurt 2013. Festa e Pranverës ka një histori gati 3 deri 4 mijë vjeçare. Në fillim njerëzit kremtonin korrjen e bollshme, duke pritur vitin e ri. Më vonë, doket e zakonet e festës janë pasuruar gjithnjë e më tej. Festa e Pranverës bëhet festa më e rëndësishme tradicionale dhe për të ka 3 ditë pushimi. Sot shumë vende të Azisë Lindore, ku banojnë emigrantë kinezë, kremtojnë festën ashtu si Kina. Nëse keni miq ose kolegë kinezë, do të keni rastin të kremtoni Vitin e Ri Kinez së bashku me ta.

Ashtu si Festa e Krishtlindjes, edhe Festa e Pranverës është dita e bashkimit të familjes. Në kuadrin e saj, aeroportet, stacionet e trenit dhe rrugët automobilistike në Kinë, mbajnë peshën më të madhe të transportit të udhëtarëve. Kjo periudhë quhet ndryshe edhe "transporti i Festës së Pranverës".


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China