PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bota feston Vitin e Ri
2012-12-31 20:16:44 CRI Komenti juaj Printoni

Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri

Shqiptarët i mbushën plot lokalet e kryeqytetit në natën e ndërrimit të viteve. Kjo është kthyer tashmë një traditë, e cila po ndiqet prej vitesh. Në këtë pikë duket se janë lokalet dhe restorantet, bizneset më të kënaqura në këto ditë fesash, të cilët ofruan shërbimin e tyre pa ndërprerje. Natën e ndërrimit të viteve, shqiptarët ka qenë kryesisht në restorante, ku kanë darkuar dhe kanë pritur aty ndërrimin e viteve. Më të rinjtë ka qenë në lokale deri në orët e para të mëngjesit , por ka pasur edhe nga ata që kanë kaluar momentin e ndërrimit të viteve pranë qendrave të argëtimit. Në fakt, tradita e të festuarit larg tryezës familjare është bërë më e theksuar në vitet e fundit, duke kërkuar gjithmonë një argëtim të ri për të pritur momentin e ardhjes së vitit të ri. Megjithatë, kjo nuk ka bërë që të ngelen të paktë ata që natën e ndërrimit të vitin e kanë festuar në familje dhe kanë parë fishekzjarrët nga qelqet e dritareve.

Tradita e Vitit të Ri në Botë

Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë zanafillën e vetë e ka nga romakët e vjetër.

Viti i Ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.

Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë e ka zanafillën nga romakët e vjetër.

Natën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme etj.

Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të viteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;

Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumë llojllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje;

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijë më fatlum në botë;

Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen;

Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pas mesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të. Vendet e shenjta të quajtura Shinto në Japoni bëhen qendra e ritualit për të lënë të keqen pas dhe filluar vitin e ri me shpirt të pastër.

E keqja largohet përmes muzikës dhe vallëzimeve në rrugë në këtë qytet rumun. Është pjesë e një tradite të vjetër, ku valltarët me kostume ose peliçe vallëzojnë shtëpi më shtëpi për të ndjellë fatin e mirë.

Në Brazil, shumë njerëz shkojnë në plazhin Kopakabana për t'i kërkuar perëndeshës afro-braziliane të detit, Lemanja plotësimin e një dëshire në këmbim të një dhurate.

Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të viteve. Ky veprim do t'ju sjell shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja gjatë tërë vitit të ardhshëm.

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri të tentoni t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen, do t'ju sjell fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

Mundohuni që portofolat tuaja , atë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjelli me shumë begati dhe pasuri financiare.

Ushqimi gjithashtu mendohet që ka shumë rëndësi në këtë ditë, ai shihet si simbol i fatit të mirë në të ardhmen. Për këtë arsye shumica e shohin lakrën si një perime fatsjellëse, pasi fletët e lakrës konsiderohen si shenjë prosperiteti, duke simbolizuar kartëmonedhat. Në disa rajone, orizi shihet si një ushqim fatsjellës që konsumohet natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa persët për festën e Vitit të Ri shpërndajnë vezë, që simbolizojnë prodhimtarinë.


1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China