Bai qian (Cynanchum)lehtëson kollën
"BAI qian" është një bimë kineze që është provuar në lehtësimin e kollës.
Thuhet se legjendari Hua Tuo – një mjek në Dinastinë Han ka shpëtuar jetën e një fëmije me këtë bimë.
Pasi mjeku Hua zbuloi këtë bimë, banorët në atë zonë mësuan rreth efekteve magjike që kishte kjo bimë në ndalimin e kollës, por nuk e dinin emrin e saj. Meqënëse mjeku Hua jetonte në një han në pronësi të Bai, dhe e zbuloi këtë bimë përballë vendit ku jetonte atëherë banorët i vunë emrin bimës "Bai qian".
"Bai qian" është një bimë me shije të hidhur, që "udhëton" drejt meridianeve të mushkërive. Rrit energjinë chi, mënjanon këlbazën dhe lehtëson kollën.
Cynanchum është një bimë cilindrike me degëzime dhe rritet në disa provinca të Kinës. Kjo bimë mund të arrijë lartësinë prej një metër dhe gjethet e saj variojnë nga të verdha në të kuqe, kafe dhe të zezë, në varësi të llojit. Rrënjët dhe rizomat e kësaj bime përdoren gjerësisht në mjekësinë kineze.
Funksioni i parë i kësaj bime është eleminimi i këlbazës dhe lehtësimi nga kolla. Në mjekësinë tradicionale kineze, cynanchum nxit funksionin e mushkërive duke ribalancuar energjinë chi dhe duke nxjerrë jashtë sekrecionet e tepërta. Shpesh përdoret edhe e kombinuar me barnat e tjera, si ephedra, rehmannia dhe platycodon. Përveç trajtimit të kollës, cynanchum përdoret edhe për trajtimin e etheve dhe bronshitit.
Sasia e cynanchum-it që duhet të merret varet nga problemi apo sëmundja për të cilën do përdoret. Praktikuesit e Mjekësisë Tradicionale Kineze këshillojnë zakonisht dozë ditore 3-9 gramë
Marrja në mbidozë e kësaj bime mund të shkaktojë irritime stomaku tek individët e ndjeshëm. Gjithashtu, për shkak të efekteve që ka në mushkëri, duhet të kemi kujdes për personat që vuajnë nga astma.