Xhenxhefili, një nga thesaret e Mjekësisë Tradicionale Kineze
Xhenxhefili është një nga bimët më efektive për trajtimin e ftohjes dhe kollës, pasi ndihmon në shtimin e energjisë për organizmin dhe forcon imunitetitn. Xhenxhefili, është një nga bimët kineze më të përdorshme në Mjekësinë Tradicionale Kineze, si dhe përdoret shumë në kuzhinë. Ka shije të fortë dhe aromë të veçantë, është një nga bimët më të rëndësishme kundër inflamacioneve.
Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmën, artritin etj.
Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve që sjell në organizëm. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, ka efekt edhe në sistemin e tretjes, pasi mbron mukozën dhe parandalon krijimin e problemeve në stomak.
Është i shkëlqyeshëm për largimin e problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson dhembjen e kokës, përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit djersitjen, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes dhe pastron organizimin nga toksinat.
Sipas një hulumtimi amerikan ekstrakti i xhenxhefilit i parandalon qelizat e kancerit që të ushqehet, prandaj është i dobishëm në parandalimin e kancerit, e sidomos të kancerit në vezore.