Ata shtojnë se gjatë kësaj faze portokallet, mandarinat dhe gatimet me mish pule duhet të evitohen.
Shkaktarët e vërtetë mund të shërohen me trajtimet e MTK-së, duke e larguar përgjithmonë kollën nga pacienti.
Gjithashtu, një dietë e mirë dhe një mënyrë e ekuilibruar jetese ndihmojnë në shëndetin e fytit.
Mjekësia Tradicionale Kineze është efektive veçanërisht për trajtimin e kollës për shkak të diferencimit të saj të kujdesshëm për tipet e ndryshme. Për shembull, disa tipe të kollës që shoqërohen me këlbazë trajtohen me bimë freskuese dhe akupunkturë. Një kollë e shkaktuar nga i ftohti trajtohet me bimë të thatë dhe me efekte ngrohëse si dhe aplikimi i moxibustionit.
Kolla e shoqëruar me këlbazë, e cila varion nga me ngjyrë të errët, në të verdhë ose të gjelbër është tipi i kollës që kërkon trajtim të fortë, pasi ngjyra e gjelbër mund të jetë shkaktur nga infeksioni bakterial, ndërsa nxjerrja e këlbazës me ngjyrë kafe, ose të verdhë mund të jetë simptomë e inflamacionit të mushkërive.
Dieta është shumë e rëndësishme. Këshillohet evitimi i ushqimeve të ftohta, ëmbëlsirave etj, pasi krijojnë mukus. Dietoterapia këshillon ushqimet si supë të ngrohtë, perime të gatuara, lëngje në temperaturën e dhomës etj.
Personi i prekur nga kolla duhet të konsumojë lëngje të ngrohta veçanërisht çaj xhenxhefili, të ketë pushim të mjaftueshëm dhe të qëndrojë në ambjente të ngrohta.
Një tjetër tip kolle është ajo e shkaktuar sidomos nga ambjentet e thata. Ndryshon nga e ashtuquajtura kollë e thatë dhe shkaktohet nga mungesa e yin-it në mushkëri (shpesh nga pirja e duhanit). Në këtë rast thatësia e ajrit "sulmon" mushkëritë. Simptomat janë kollë e thatë, gërvishjte në fyt, gojë e thatë dhe ndonjëherë edhe dhimbje koke.
Ndërsa pjesa më e madhe e rasteve me kollë akute përmirësohen brenda një jave trajtimi, me kushtin që pacienti të kujdeset për një dietë të pasur me lëngje dhe të pushojë mjaftueshëm. Nëse nuk kujdesemi për dietën dhe pushimin, atëherë edhe me mjekim kolla mund të zgjasë për javë të tëra si pasojë e dobësimit të imunitetit.
Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks.
Po ashtu, kollitja është sinjalizuese e shumë sëmundjeve, si: pneumonia, tuberkulozi, sëmundja kronike e mushkërive, kancer i mushkërive dhe dobësim të zemrës.
Nëse i sëmuri nxjerr sekrecione me ngjyrë jeshile, të verdhë apo të bardhë, ose nëse kollitja vazhdon më shumë se 3 javë dhe bashkë me të shfaqet temperaturë apo nëse bëhet fjalë për sekrecione me gjak, atëherë duhet medoemos të kontaktoni me mjekun.