Gjatë stinës së dimrit, të gjithë mund të prekemi nga kolla, sidomos fëmijët. Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi që mund ekzistojë në fyt apo në mushkëri. Shumë herë kolla mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion në hundë ose në fyt.
Kolla mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale apo virusale, astma, diabeti, ndotja e ajrit, ajri i thatë, ndryshimet e temperaturave etj.
Kolla mund të krijohet edhe me ndezjen e mukozës së fytit dhe të trakesë kur ulet mjaft shumë pragu i inflamacionit, i cili shkakton kollitjen. Madje edhe vetë sekrecioni që krijohet tek ajo ndezje shkakton kollitjen. Ekziston edhe e ashtuquajtura kollë ngacmuese, e cila krijohet për shkak të disa ngacmimeve jashtë trakesë dhe ajo zakonisht është e thatë, pa sekrecion. Kollitja më së shpeshti paraqitet tek ftohja. Ka kohëzgjatje të kufizuar, nga disa ditë deri te dy apo tri javë, por është e pakëndshme, u pengon atyre që kolliten dhe atyre që e dëgjojnë. Po ashtu mund të pengojë edhe gjumin.
Kollitja e vazhdueshme mund të jetë simptomë e "fshehjes" së sëmundjeve. Kolla klasifikohet në akute, kronike, e thatë etj, dhe për shkak se është e shumëllojshme shpeshherë trajtimi i saj përbën një sfidë për mjekët.
Në perëndim, kolla kurohet me medikamente të cilat bëjnë të mundur largimin e menjëhershëm të simptomave, pa bërë një analizisë të hollësishme se cili ishte shkaku i vërtetë i kësaj kolle.
Sidoqoftë, Mjekësia Tradicionale Kineze e ekzaminon trupin më në detaje.
Në përgjithësi, kolla shkaktohet nga cekuilibri i energjisë së trupit dhe mosqarkullimi i mirë i energjisë chi në mushkëri.
Simptomat shoqëruese të kollës e ndihmojnë Mjekësinë Tradicionale Kineze të identifikojë atë pjesë të trupit ku e ka origjinën kjo kollë.
Për shembull, nëse kolla shoqërohet me të përziera, shkaktari kryesor do të kërkohet tek mëlçia.
Dhimbja në brinjë është gjithashtu një tregues i sëmundjes i lokalizuar në zonën e mëlçisë.
Nëse pacienti ka ndjesinë e të urinuarit gjatë kollitjes, atëherë shkaktari duhet të shqyrtohet në zonën e veshkave.
Simptomat e një kolle të zakonshme tregojnë se origjina e kollës vjen nga mushkëritë.
Në bazë të një shqyrtimi të hollësishëm të kollës, mjekët kinezë japin një sërë kombinimesh për trajtimin e kurimin e kollës ku përfshihen: akupunktura, formulat bimore dhe disa ushqime specifike si mjalti, dardha, kërpudhat etj.