PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arti i masazhit me Mjekësinë Tradicionale Kineze
2013-01-11 20:09:26 CRI Komenti juaj Printoni

Masazhuesit e verbër në Kinë

Sot në Kinë po preferohet shumë masazhi nga masazhuesit e verbër. Këta masazhues janë konsideruar si me aftësi të larta në përqëndrim dhe me një ndjesi më të lartë të prekjes. Për pasojë, besohet se këta masazhatorë kanë aftësi më të madhe për gjetjen e pikave të akupunkturës.

Du Lijun do të na njohë me disa masazhues të apasionuar në Pekin.

Klinika e masazhit në distriktin Chongwen të Pekini konsiderohet si klinika më e mirë e kryeqytetit.

Në këtë klinikë janë të punësuar mbi 20 masazhues të cilët kanë probleme me shikimin.

Huang Xin është një prej tyre. Ai u shpreh se;

"Ne po përpiqemi që të përmirësojmë shërbimin tonë. Klinika, masazhuesit dhe klientët mbështesin njëri-tjetrin."

Plot pasion dhe shpresë, Huang nuk është i vetmi në mesin e masazhatorëve.

Hou Yan, shefja e klinikës, ka probleme gjithashtu me shikimin. Ajo ka një eksperiencë 25-vjeçare në këtë fushë. Hou beson se kjo industri është një mënyrë e mirë për personat që kanë probleme me shikimin, pasi u mundëson atyre një jetë më të pavarur.

"Ndërsa shikimi është i dobët tek të verbërit, ndjesia e prekjes tek ta bëhet më e fortë. Ka një thënie, kur Zoti mbyll një derë, ai do të hapë një dritare diku për ju. Kjo është tamam ajo që kam parë unë në jetën time. Besoj se për të verbërit që bëhen masazhatorë është një mundësi që u jepet atyre në jetë."

Hou u shpreh se beson se njerëzit me aftësi të kufizuara mund të fitojnë një mënyrë jetese dhe respekt nëpërmjet punës së tyre

Masazhi është kthyer si një nga punët më të famshme në mesin e të verbërve. Është vlerësuar se vetëm në Pekin, masazhatorët që kanë probleme me shikimin kanë arritur në mbi 1,500 punonjës.

Masazhet terapeutike janë përdorur si një formë trajtimi e kurimi në Mjekësinë Tradicionale Kineze që nga lashtësia.

Tani në mbarë Kinën ekzistojnë mbi 40,000 masazhues të verbër me përvojë.

Hou Yan nga klinika e masazhit beson se ekziston një lidhje e veçantë ndërmjet klientit dhe masazhuesit të verbër.

"Masazhatorët ndjehen shumë mirë me klientët e tyre dhe bëjnë më të mirën e tyre për t'u siguruar atyre shëndet, qetësi dhe rehati. Masazhuesit dhe klientët inkurajojnë njëri-tjetrin."


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China